
Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
Edhe sot s’munda të të jap formë
as ngjyrë, as shembull në pasqyrë..
po shijen e puthjes ta ndjej
më hyn në shpirt e në ind.
Çdo prekje gishtash, drithërimë
çdo prekje kthehet prapë në dehje
aq sa si diej më ndrijnë sytë
e tëra kthehem në buzëqeshje
frymë e munguar më je ti.
Shkronjat pa ty, flutra pa lule
zanoret amfora të funddetit
fjala pa ty s’do ishte fjalë
të ngjitej në fronin e mbretit
Ajri pa ty do mbetej pezull
në dete lotësh do dëneste
do merrja frymë gjer në mosngopje
frymënxjerrje deri në jetëvdekje.