ARMIKJA IME E VETME… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

ARMIKJA IME E VETME…

(Armikja ime, KOHË, m’i vodhe të gjitha nga kujtesa ime! 
Mos guxo të ma prekësh arkivin e të ardhmes!)

1. Koha e deritashme:

Jam rrëzuar…,
gjakosur në gjunjë e fytyrë…-
jam ngritur nga rritja …

Në të rritur
kam ndjerë thika mbi brinjët e brishta…-
Plagët me fasho
lyer me melhem faljeje dhe dashurie
i mbështolla,
siç mbështillet në inkubator
një foshnje prematurë për të jetuar…

Bisturia e klinikave të botës
ma “theri” paratrupin, tërthor e kryq…
U ringjalla nga Zot-a e Perëndi..-
Kësisoj,
jetova në Paqë edhe me “armiqtë “ e mi…

2. Koha e tashme…

Papritur,
më godet, si rrufeja në qiell të ndritur,
një armike e betuar…
Ende pa e pyetur ,
ma pret, siç ta pret rrufeja:
-Paqë mos më kërko…
nuk t’i kthej me asnjë lutje kujtimet…
dhe më tundtëte një “valixhe “
në dorën e saj prej asgjëje,
ku jetën time kishte mbyllur …

…dhe heshtur me duart lart, brita,
duke ngashëryer me lotin
ku më shtrydhej dhimbja:
-Koha ime,
në çdo hap të mora me vete,
kështu ma shpërbleve…?
Merri, ç’ke për të marrë
dhe syve m’u hiq.
Ta dish mirë,
Arkivin e dashurisë
s’mund të ma fshish
nga shpirti im …
E kam fshehur te DASHURITË
që dashurohen,
pa të pyetur ty,
ÇDO DITË.

Iliriana – jashtë kohës
Brooklyn, NY, 22 janar, 2019

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s