LULJA QË ÇELI NË FUND TË DHJETORIT / Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

LULJA QË ÇELI NË FUND TË DHJETORIT

Çeli në buzë të një saksie,
si një shpërfillje ndaj acarit,
kur dimri kishte veshur gunën
dhe vatrës kishte ndezur zjarrin.

Nuk di se ç’pati që shpërtheu,
si në pranverë, ashtu papritur,
si çel një vajzë me trup të hajthëm,
për të treguar se është rritur.

Nuk deshi tjetër, pak vëmendje
dhe një vështrim ta ndizte prore,
një lule e bukur, pa vështrim,
jeton gjithë varfërinë lulore.

Qe një shpërthim si duf i beftë,
si një pendim i vonë, hutaq,
me siguri e mbante peng,
diku një brengë a një merak.

Dhe s’mund të ikte pa shpërthyer,
pa bërë një gjest, një shenjë intime,
prandaj sfidoi dimrin e marrë
dhe bëri sakrificë sublime.

Si shfaqi ç’kishte më të çmuar,
si ëndërr e bukur u tret,
po brenga mbeti si enigmë,
nuk e kuptoi askush përreth…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s