OH DASHURIA, ÇFARË NGAZËLLIMI / Nga: Mark Simoni

OH DASHURIA, ÇFARË NGAZËLLIMI

 

Nga: Mark Simoni

Oh çfarë ngazëllimi ndjenë njeriu, kur sheh që dashuria, një nga argumentat më të fortë që i jep kuptim jetës, ka mbetur po aq vezulluese prej qindra e mijra vitesh. Njerëzimi, çdo ditë rreket të ndryshojë stilin e jetës, avancon kulturat, përsos teknologjitë, bën përpjekje për doktrina e teori të reja filozofike. Por, që nga Antikiteti, vetëm dashuria vazhdon të jetë po ajo, po aq e bukur dhe e brishtë, tunduese dhe delikate, tronditëse dhe e përmallueshme, një vuajtje mrekullore dhe harlisje ndjenjash, frymëzim dhe muzë.
Prej shumë vitesh, që kurë isha në Athinë për ca studime pasuniversitare për Kulturë dhe Letërsi Antike, dhe deri më sot, kam mbledhur në qindra skeda vargje të tëra, ku poetë të dalldisur prej dashurisë, të turbulluar e marrosur mbas saj, të frymëzuar si prej shenjtërive, kanë thurur vargje të mrekullueshme, e që vezullijnë po aq shëndritshëm dhe sot. Që nga shekulli i 8 para Krishtit e deri në të 1 po të asaj ere, Antipatri i Selanikut, Glauku, Parmenioni, Statil Flaku, Filodemi, Kalimahu, Rufini, Asklepiadi, Dioskoridi, Stratoni, Meleagri, Honesti etj. i kanë sjellë botës dhe njerëzve të dashuruar, vargje që na mrekullojnë e trondisin akoma.
Ja tri strofa të shkëputura nga Rufini dhe Filodemi, që, pavaresisht se jane shkruar para 2000 vitesh, duket sikur jane bere bash sot.

1

.Kam dëshiruar parreshtur Talia që të të kisha një natë,
Që ta shuaja zjarminë e flakëve dhe prushin që kam në shpirt,
Por tani që je me mua, në shtratin tim, krejt e çveshur,
Më këput gjumi.
O zemër e mjerë, hutaqe, ç’bën kështu, mos u përgjum,
Se do ta vajtojmë gjatë, këtë fat që po na ikën.

(Poezi e Rufinit, poet i periudhës së herëshme bizantine)

 

2.

Filenidë, Jepma ta pi me fund vajin e kandilit të vjetër
Dëshmitarin e heshtur të dashurive tona të tërbuara,
E mandej shko,
Me gjinjtë që nxjerrin avull trëndafili.
Mos harro, vëri drynin portës,
E unë të rri në terrin pa kandil,
Se dashurisë nuk i pëlqejnë dëshmitarët.

(Poezi e Filodemit të Gadarës, që jetoi nga viti 110 deri afër 40 para Krishtit, filozof epikurian.)

 

3.

Nuk është shuar akoma bukuria jote,
Sillen në trupin tënd copëza të rinisë së herëshme,
Ato hire që s’tu plakën kurrë,
Gjinjtë e bukur që shkelqejnë si hëna,
E pra trandafilat e tu nuk janë vyshkur aspak.

(Rufini)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s