Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Portret i gjallë

Ju nuk e njihni,
një gjyshe përrallash…

Në sitën e saj,
trishtimi kullonte idhnueshëm,
kur endej avllisë me pllaka guri,
e hidhte pas krahëve shallin e zi
malli i zbriste duke psherëtirë,
në qerpik,derisa i shfaqej si kristal në sy…
I fshinte lotët me cepat e shamisë,
pastaj rrëfente histori mundimi,
dridhte duhan me gishtat e zverdhur,
e qeshte me vete,
kur na shihte si melhemshpëtimi…
Ishte nënëgjyshe e madhe,
e mira gjyshe,
As s’mundej …
As donim…
të ishte ndryshe.

 

***

Esenca e fjalës,
kaq e përkorë,
të prek indet
e rrezaton diellin në sy.
Vetë lumturia është esencë e çastit,
kur lë shenjë në kohën e fundme,
të shndërron në zambak të ujtë,
përbri përroit që rrjedh indiferent për praninë tënde .
I kam dashur esencat,
janë kaq të vogla e të madhërishme njëherazi,
s’i sheh ndoshta prej nxitimit tipik,
por kur ndalesh ,
të drithërojnë qënien joperfekte.
Esencat i përjetoja si aromë….
….në rendjen time
ishin të trëndafilta në rrugicën e shtëpisë,
ndaj i ruaja nga acaret.
Dimrat,
janë esenca të bardha sot
e s’kanë gjasa të m’i thajnë trëndafilat e kujtesës foshnjore.
Esencat,
fjalë,
shije,
aromë,
mall.

 

Rrëfim i një nëne…

Është rasti t’ju them:
“Ju kam gënjyer,
trëndafilat nuk ishin tmerrësisht të paqtë,
një nga një ua këpusja gjembat,
mos ju gjakosnin gishtat e vegjël.”
Është rasti t’ju them:
“Përrallat i sajoja me merak ,
që ëndrrat të vinin me shijen e çajit,
ndërsa mëngjesi të lindte me aroma mali.”
Është rasti t’ju them:
“Nuk jam aq e fortë ,
nuk kam vrarë asnjë shtrigë a demon,
thjesht i helmatisja me erën e dafinave që zienin (për kollën e bezdisur).”
Është rasti t’ju them:
“Nuk jam aq e rritur, sa të di gjithçka,
ndaj u bëja bisht pse-ve tuaja të vështira…”
Është rasti,
ndaj s’dua ta humbas.

 

Pa çensurë

Unë s’jam unë,
kur më sheh dielli,
bezdisem nga drita e fortë…

Unë s’jam unë,
as mbrëmjeve me magji hëne,
e verdha më depërton deri në gene.

Po deshe të dish kush jam…
eja më tako në ëndërr !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s