Poezi nga Leonard Bixhili

Poezi nga Leonard Bixhili

 

DASHURI RINORE

Syt’ nuk i hiqnim nga njëri – tjetri,
na kish’ dehur dashuria,
un’ si më i rrahur, më i vjetri
të jipja “mësimet” e mia.

Ashtu shkonim rrugës të shkujdesur
dhe bota ishte e jona,
puthjet tona s’kishin të sosur,
deri në orët e vona.

Nga ajo kohë në kujtesë më kanë mbetur
rrugët e errta, pa drita,
siluetat tona muzgjeve tretur,
që von’ i ringjallte dita.

O dashuri e moshës rinore
dhe sot më shton n’ partiturën e jetës
akorde të ëmbla minore.

 

SYT’ E TU

Syt’ e tu tej deteve anijet përshëndesin,
lum detarët që lundrojn’ dhe porteve i presin.

Syt’ e tu ktej deteve erërat s’i trëmbin,
shikimi i tyre dallgë ngre thërmojnë edhe shkëmbin.

Syt’ e tu fenerë, her’ ndizen e her’ shuhen,
u tregojn’ detarëve rreziqet nga të rruhen.

Ato sy i luten zotit tridhjet dit’ në muaj,
për detarët që lundrojnë deteve të huaj.

Po ç’kanë vall ato sy që bregun kan pushtuar,
yjet n’qiell van të flen, ato akoma zgjuar ?

Ato sy me vete i marr deteve të mia
dhe e ndjej lundron me mua, vetë dashuria.

 

DËSHIRA E MËRGIMTARIT

Këtë behar nuk mund të rri pa ardhur:

Të takohem me shok e miq të ardhur nga larg,
të dëgjoj korin e gjinkallave deri vonë në dark’.

Të shijoj flladin e mëngjesit dhe freskin e detit,
të më zënë kore, qoft për pak, plagët e kurbetit.

Të ç’mallem me prindërit që pleqërin’ vet e shkojnë,
të ndez një qiri për ata që ‘’ikën’’ dhe më mungojnë.

Të marr pak ngjyrë në trup nga rrezet e diellit,
të më zgjojn’ blegërimat dhe tingujt e fyellit.

Të dehem nga aroma e luleve që mbushin avllinë,
të shkoj e të vij në plazh me këmbë dhe jo me makinë.

Diellit çdo dit’ ti gëzoj lindjen e ti filmoj perëndimin,
nën dritën e hënës të takoj dashurinë e të pres agimin.

Të lakmoj silueta vajzash me kostume banje,
zëmra t’më fluturoj,
të kujtoj dashurit e vjetra dhe të reja të ëndërroj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s