Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Mos më ndill me fjalë dashurie!
Mos u beto kaq shumë në dashuri!
Mos më ndalo të qeshurën time!
Unë, dua të jem një njeri i lirë!
Patjetër, që edhe unë kam ndjenja.
S’jam marjonetë të bëj atë, që do ti!
Unë ndihem si pulëbardha detit.
Me valët e tij luaj, qiellin, përshkoj në fluturim.

 

***

Ah ky ballkon,ballkon i bekuar!
Sa shumë ka parë,e sa shumë ka ligjëruar!
Sa puthje nga larg,e sa pak afruar!
Sa rrahje zemrash,shpirtra dashuruar!
Një prekje të ngadaltë, një puthje vetëtimë!
Një deklarim dashurie,një “PO” e dyshimtë!
Një përqafim shtrënguar me buzët në kërkim!
Për shenjë, kujtim dhënë djalit,
një puthje në mandil!

 

***

Mistere shpirtit tënd,
nuk di se sa mban!
Herë më shfaqesh mjegullnajës,
herë, kur dielli, verbon.

Mbrëmjeve, vjen
e më trazon, si shtrëngatë.
Prek gjithë ç’gjen,
e pastaj, fashitesh si një fllad.

Mëngjeseve, si hije zhdukesh.
S’di nga shkon!
Më kot, pres diku të shfaqesh.
Rri e pres të vijë, nata e vonë.

Çudi me ty!
Pse të pëlqen kaq shumë, nata!?
Shprehesh lirshëm, zbras ndjenja,
ashtu, siç të dëfton zemra!?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s