Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Ti je poezi

Më fute në hall dhe dua ta dijsh
Që ditën kur t’i pashë ata sytë e zi
Më lindën shumë fjalë asnjëra si ti 
Vargu i shënoj rreshtat e ata t‘ngjanin ty

E marr një fjalë shndërrohet në ty
Nëpër dej më djegë kjo çmendi
Kur vështroj shtati ngjeshur selvi
Prapë derdhesh e tëra shndrohesh në poezi

Sërish vijnë fjalët nga një dy e tri
I lë të më përkundin në këtë amulli
Të lutem veç një herë ma shkelë atë sy
Të kuptojë së paku në je grua a poezi.

 

Do hesht

Përbrenda më vlon një vullkan
Shpirti e përkëdhel zemrën
Arratis dëshirat nëpër rreze nate
Shfletoj kujtimet faqe për faqe
E mbuloj ëndrrën me këmishë shprese
Netët për të frymuar

Do hesht në këngën e pakënduar
Në thellësi po digjem
Aty ku ruaj puthjen e dhuruar
Do e shtrydhi renë e bardhë
Atë mbulesë të trupit tënd
Etjen për të shuar.

 

BARDHËSI

Shumë të prita, sa shumë
U vonove, mallkuar rrugëtim i gjatë
Ëndrra kurrë s’u lodhë, ajo nuk fjeti 
Bregut detit, e rrjedhës lumit
Të kërkonte çdo natë

Shpesh ngjitesha qiellit natën mbi re
Se aty flejnë hyjnitë si ti
Shumë më lart se të njohurat ti kishe folenë
Sa dhimbje pat shpirti, as qielli se di

Bardhësia jote u njoh me qiellin
Nga atje zbrite e imja hyjni
Të ruanin retë të ngrohte dielli
Të prita nja jetë edhe kjo është pak për ty.

Ndjesi e bardhë ëndërr e pa gjumë
Belkëputura ime që të shohë ngado
Më lerë të të puthi faqe ballë e sy
Krejt jeta ishte veç pritje
Pritje për ty.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s