ËNDRRAT E ZOGJVE / Tregim nga Ramiz Kuqi

ËNDRRAT E ZOGJVE

 

Tregim nga Ramiz Kuqi

Borë e imët, por e brishtë, kishte mbuluar xhamat e veturës, të cilat A. çdo ditë i fshinte para se Meli e Leni të niseshin për shkollë.
Leni shkonte në çerdhe, ndërsa Meli kishte hyrë në vitin e dytë të shkollës fillore. Shkolla ishte tri kilometra larg shtëpisë , dhe Lora ishte e detyruar t’i përcillte çdo ditë , dhe t’i merrte kur të përfundonte mësimi, dikund rreth orës tre të pasditës.
Kur bëhej ora shtatë e mbrëmjes, e ëma që duhej të përkujdesej për Lodin e vogël që kishte nisur të qeshë si një trëndafil i njomë që nxjerr sythat në pranverë, i niste Melin dhe Lenin për gjumë. Meli atë natë dukej e mërzitur. As nuk hëngri darkë, as nul luajti me lodra, të cilat i kishte për qejf e sidomos kukullat. Ajo u ul në skajin e saj të preferuar dhe vuri duart e saja të buta si mëndafshi në faqe dhe rrinte mejtuar. Gjyshja Li , e cila e donte shumë , iu afrua ngadalë, e shtriu në krahët e saj dhe ia rregulloi bishtat, ato bishta që nëna e saj, e ndjerë sot, Dika, ia rregullonte kur nisej për shkollë. Ëndrra të përziera iu dukën gjyshes atë natë, kur bora nuk dinte të ndalej jashtë. Ishte si një furlan që donte të shkulte gjithçka edhe në oborrin e fqiut Melami, një burrë që grindej edhe për një fije kashte që era e bartte në oborrin e tij.- Ç’ke fëllëza ime që nuk ha e as nuk pi sonte?
Jam mërzitur Nani. Nuk e di. M’u duk se trokiti dikush në derë. Brofa shpejt e shpejt, e hapa derën dhe m’u duk se dëgjova zërin e babit. E pashë Nani kur u largua si hije nga oborri. Vrapova pas tij, po ai e ktheu kokën dhe, në kthesën e parë që të shpie te rruga e asfaltuar, ktheu kokën, më buzëqeshi dhe ma bëri me dorë. E unë vrapova, vrapova derisa u lodha. Mezi mora frymë, mezi. Ti nuk e di Nani se unë ia dëgjova zërin. A nuk më berson a? Çka ke Nani që t’u lanë përlotur sytë? Sikur nuk do të më besosh? A, nuk do a? dhe u shkreh në vaj.
-Po pse babi vonohet e nuk vjen çdo natë?
-Ka punë, bija ime. Ai erdhi para një jave, iku në mëngjes e u kthye në mesnatë. Kthehet . Vjen e pastaj nuk ik. Punët në mërgim nuk janë të lehta, bija ime!
Kur u bë ora shtatë, Lora e përqafoi Melin dhe e përcolli deri të shkallët zikzake, shkallët e drurit, të cilat i kishte bërë për mrekulli mjeshtri Andrea, një plak i mbajtur mirë nga shëndeti, para disa vitësh. Meli atëherë nuk kishte më shumë se dy vjet.
Sa herë kur vinte Andrea për t’i vendosur shkallët për t’u ngjiturpër në katin e dytë, Melit i sillte nga një çokoladë , dhe kur ishte zgjuar, ajo vraponte drejt derës së hyrjes, ndërsa Andrea ia ledhatonte asaj flokët.
Atë mbrëmje Meli dukej shumë e trazuar. Edhe kur i flisje me të butë, derdhej në lot. Nuk e zuri gjumi deri vonë. Disa herë tentoi të zbriste në sallonin e lodrave të saj, por e ëma e ktheu në dhomën e saj të gjumit, e cila ishte e zbukuruar me lloj –lloj lulesh e pikturash me lule, të ngjitura në mur. Dy drita të vogla natën rrotulloheshin njëra pas tjetrës , të cilat krijonin një peizazh të bukur me lule e të dukej se ishte në gjiun e natyrës, si në stinën e pranverës .
Meli ishte shtrirë në shtratin e saj të bukur dhe ëndërronte të atin që nuk po kthehej në shtëpi. E dinte se ai ishte në një udhëtim në Malme, por nuk e dinte se kur do të kthehej. U ngrit nga shtrati, mori lapsin e drurit dhe bëri një potret. Portretin e një vajze që po derdhte lot…një portret fëmijë që e kishte kapluar mallëngjimi. Pikturën Meli e kishte ngjyrosur me ngjyra lulesh. Një pemë me lule përplot, derdhur mbi katër degë. Dy zogj cicërues me sy nga dielli. Një dimër i egër që po shkrihej në sytë e saj.-Hë, Leni, pse rri edhe ti mejtuar?- i tha atë mëngjes, kur ajo vishej ngadalë, por me pedantëri.
Nuk dua sot të shkoj në çerdhe ,- i tha Melit . Dua të rri në shtëpi. Ta pres babin. Me këto lule që i kam këputur nga lulja në dritare..Ja se s’i i kam bërë tufë- tufë!
E ëma luti të vishej se ora gati ishte bërë tetë. Leni sa ikte nga një kënd i dhomës në këndin tjetër dhe shtrihej në parketin e ngrohtë. Vuri duart mbi faqet e tij të skuqura sikur skuqet molla në degë para se të vilej, dhe iu drejtua së ëmës: Unë do të shkoj në çerdhe, por dua të ma plotësosh vetëm një dëshirë. Kur ta lëmë Melin në oborrin e shkollës, dua të kthehem në shitore. T’ia blej babit një çokolatë. Si ato çokoladat me lejthia që na i sillte herë pas herë kur kthehej nga puna. Ta shtrëngoj fortë dhe ashtu shtrënguar të bie sonte në gjumë me babin.-Do ma plotësosh këtë dëshirë, mami?
-Po, i tha e ëma. –Mos më gënjen?- i tha Leni me zëri të përlutur.
-Jo, mami , jo. Nuk të gënjej unë Ty. Ty të ka mami zog. Ti e mbush shtëpinë me lazdrime e me fjalë të mençura sikur të ishte burrë i pjekur. Je pjekur para kohës, biri im!
Atëherë Leni u vesh shpejt e shpejt. Mori çantën e vogël e të lehtë, e hodhi mbi supe dhe iu drejtua gjyshit, i cili po e përcillte me kujdes çdo lëvizje të tij, çdo fjalë dhe e bluante në mendjen e tij.-Kur të dal në oborr, dua të të shoh në dritare! Veç ke kujdes të mos m’i thesh degët e luleve që kanë hapur sythat. Aty unë marr çdo ditë nga një lule për ta pritur babin kur të vijë..e ai një ditë do të vijë.
Gjyshi e dinte se nëse nuk dilte në dritare, ai do të zemërrohej. Dhe për t’i plotësuar dëshirën Lenit e Melit, vuri krahun në dritare. Jashtë binte borë fluska- fluska e fluska lotësh i ranë nëpër faqe edhe gjyshit.
Lora u kthye në shtëpi atë mëngjes dimri. Në dorë mbante disa letra poste dhe një çokoladë, të cilën Leni nuk e kishte hëngër atë ditë. -¬- Ç’është që ke mbështjellë me letër?
Është çokolada e Lenit . Ia ka blerë babit. Ëndërron se kur të kthehet nga çerdhja do ta gjej babin duke e pritur në oborr.
Aty nga mesdita, babai bëri një telefonatë në shtëpi. Hë, si janë fëmijët?
– Mirë, i tha Lora. Lenti të ka blerë një çokoladë, m’u si ato që ti i sjell kur vjen në shtëpi. Me lajthia.
Do të kthehem shpejt. M’i përqafo të gjithë: Melin, Dionin, Lentin dhe Lodin e vogël!

24.1.2019

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s