JE QIELLI I NDJENJAVE TË MIA / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

JE QIELLI I NDJENJAVE TË MIA

Ti je mall i pashprehur edhe kur fjalët mbarojnë,
Je kujtesë që vrapon me shpejtësi drite,
Nëpër galaktikat e mendimit,
Ti je copëza e agimit që m’i përkëdhel çdo natë,
Dëshirat e shpirtit të vrarë nga zhgënjimet,
Je ëndërr në mes të errësirës së gjatë,
Që m’i ngjyen sërish me shpresë mëngjeset.
Je psherëtimë e mbjellë në buzët e shpirtit,
Sa herë në gjoks më rëndojnë dhimbjet…
Ti je brenda meje si një copëz hënëz
Që ndriçon qiellin mes stuhive,
Je aroma e dashur e strehës,
Je prekja qetësuese e duarve
Lëkura sensuale e trupit të bukur,
Që më dalldis përherë mes dëshirave.
Në syrin tim,
Ti je vështrimi i gjelbër i pranverës,
Je qielli i ndjenjave të mia,
Loti i përmallur i ndarjeve,
Dhe puthja e buzëve të ndezura,
Ti je limani i pritjeve,
Ylli që më ndriçon nëpër kthime…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s