Poezi nga Antela Spaho

Poezi nga Antela Spaho

 

DËBORË NË VENDLINDJE

zbardhur, zbardhur, zbardhur…
gjithë çarçafët e qiellit hedhur mbi botë
për të fjetur hyjnishëm
duke ëndërruar ëngjëjt e fëmijërisë
pikturuar mbi dëborë…

 

* * *

jam plot me ty
me ekzistencën tënde brenda meje
me fjalët që më dërgon prej së largu
dhe lumturinë tënde që s’është e imja
e sërish s’jam asnjëherë vetëm

jam gjithnjë me ty
më mjafton vetëm që diku je
që të kundroj si një yll mes galaksisë
që fle me sytë e tu në sytë e mi
dhe zgjohem me mendimet zgjatur për tek ti

më mjafton veç të di se jam rrotull teje
në ajrin që çdo ditë mushkëritë t’i mbush
si lule e sapoçelur nga e qeshura jote diellore
si ëndërr e sapozgjuar nga dëshira për një puthje
apo si kristal i ngrirë bore mbi xham
që pret me padurim ta ngrohësh me frymën tënde
ta shkrish e ta bësh pikë uji
të shuash me të etjen
dhe të mbushesh plot me mua…

 

***

më mjafton vetëm fëshfërima e erës
dhe pikat e shiut mbi xham
për të gjetur vendndodhjen e zemrës tënde

ti je bërë ajër…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s