Poezi nga Bledi Trebicka

Poezi nga Bledi Trebicka
 
 
TRAJTË E PAPËRCAKTUAR…
 
Ndonjëherë më vjen të thërres si ti
“është dreq kjo ndjenjë që na udhëheq”
të jap të drejtë, hesht a ku di unë
i bindem mos dhënies që bëhet adhurim.
Pranvere po të ish
fund mai do kish plot qershi
dhe vjeshtë po të ish
plot begati frutash do mbaja në gishtërinj
Por ti se si je
një trajtë e maktht që bën kaq rrëmujë
udhëzave nëper kokë
dhe detit nën brinjë.
Nganjëherë bëj të të fsheh
dhe të fshihem se kushedi mos është shpëtim
dhe kthehem i lodhur, i malltë
i mundur nga një tjeter furtunë.
Ja sot ra shi
dhe kolla jote dëgjohej përtej
zgjat gjymtyrët nën strehë
ti dhemb…
Pastaj nuk di më të përcaktoj
krijuar me kaq hatër,
si fllad nëpër vakëf dritare hapur
qetësi e delirtë që zhurmon gjithandej.
 
 
 
ËNDËRR E DIELLTË…
 
Nga lakimi i harkut nën shputë
tek ecën zbathur ëndrrës
nis udhën e syve.
Mban mend merakun e ngrirjes?
Jam po aq i pa zoti sa ti
të më ndalësh të të dua
ndaj nuk fshihem
dhe ndjek delirin që shtrëngon në fyt.
Ja shiko një mendim të paqtë
përbri teje me dorën para buzëve
Të sodis veç lëvizjen e brinjëve
tek pëshpërinte jetë rri dhe pak.
I puth hapat kohës
për pranverën që mbjell
duart zgjas mbi supe
në petalet që çel fryma.
Theike pata thirrur
në shpullën e pare ndaj vetes
më e bukura ndër shoqe
ti frikën ma vrit…
Tek kokën mes pellëmbëve të le
të jem aq lart sa je…
o ëndrra e dielltë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s