Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

PËRPLASUR

Sa shumë gjurmë
fenomeneve
kërkojmë dhe projektojmë 
yjësinë!…
Shkëlqimeve varur
dhëmbëve
qiellor po e mundojmë
lartësive?…
Zbërthyer si dhimbjet
mbuluar
fshehtësive i shoh
zbehjet?…
Në vrazhdlsinë qiellore
udhëtonim
dallgëve dhe stuhive
nuk gjeta
bujari, imazheve të saj?…
Konkuroja!…
Shpirtin… qiellor
dhe kaltërsive
mbrojtur
etjesh mbuluar
dallgëve
në bujari, si një anije
detrave
zbuluar!…Nuk do qëndroj.

PËRBALLUR DRITËS

Vështrimet!…
Nuk ti ndaj, si të ndalohet
drita…?

Dhe dita…? Qesh
më përkëdhel
dhe më vështron
si një rebel
nuk ja rikthej, shkëlqimet?…
Shtroj!…
Si një stoli dhe le të jenë
mundimesh.

Gjerdan qiellor
në yjesi!…
Të krahasoj dhe vlerash
veshur, në stoli
kush nuk i ka, tretet!…
Magjisë.
Aty filtroj dhe mbi premtime.

S’i dua ato!…
Në një mbishkrim
as një shkëmbim parajse
matur!…
Mbi vështrime.

E kush na mat
në hapësirë mbi një
vështrim
mbushur gjykim?…

O bukuri… Paske
Sundim.
Paske…! Shkëlqim
dhe harmoni.

Më tret…shkëlqim?…
Si ta largoj si
ta ngatroj, në asfiksi
të bukurisë
o perendi!…Mistereve
ju mat
shkëlqimet, nuk veniten.

Matem… me ty!…
Si një buzëqeshje
e ëndërruar
pa kufi, ç’do reagim me ty
a mund të vritet…?

Si trup qiellor
Po më gjezdis, natës
dhe dritës
si një lojtar, pa krahasim
fizikun zbuloj!…
Dritës.

Mbi k’ të mister
të dritës
udhëtoj, më ngroh!…
Me ty, për ty
sunduese
mi shto, gëzimet!…
Jo mbi vizion.

 

SHKALLARË LARTËSIE

Rrugët e qytetit tim!… Shtruar me gurë.
Brënda vendosjes, gdhëndjes dhe ngjeshjes
Rrjedh egzistencializmi, zhvillimi i brezave. 
Ngjeshja e tyre i ngjan ingranazheve të mjeteve
Motorike ku vendosin në levizje dhe ekuilibër
Trupat. Ato!… Marrin shpirtin, sulmojnë
Dhe mbështesin fortë krahët si gurrët
Kalldrëmik sistemit… udhëtim.

Trysnia dhe të ecurit mbi to
Janë kthyer memece
Dhe misterioze jetës.
Ngatëresa?!.. Ndodh udhëtimit
Kur ngjit shkallarët
Dhe prek qiellin përpjetë
Rjetës… së robërisë.

Gurrët! Paraqiten në larmi ngjyrash
Dhe rokanisin mendimet tona.
Ato, ngatërohen arkaizmit në sundim
Dhe thyejnë, monotoninë duke i dhënë
Ton dhe spikatje më të madhe vetes
Qytetit që i nxjer prej thellësive si një termet
I forcës dhe shpirtit të tij,… profetik.

Çdo kalimtar!… I shikon, i prek
Dhe i mbikqyr me admirim
Në çdo moment të tyre, vizual.

Rrëfyese, busull dhe kleptomane ngurtësisë
Por dhe vizionit njerëzor kohë, gjithmonë
Kalaja. Përmasat e saj përqafojnë krenarinë!
Kjo!… I rrit shtatin sundimit, duke zhgënjyer
Ne!… Dhe lartësitë që e përshkojnë.

Materiali inert, prek, tmeron dhe ledhaton qiellin
Shtrirjes dhe gjerësisë hapësinore si një përshkrim
Profecie të ardhmes së panjohur që e pushton.
Kjo, përzien objektivin dhe sapo e prekim!…
Perspektivën, shmanget duke na lënë vetëm
Iluzionet optimiste dhe dezilizionuese të pafundësisë.

I kërkoja kështjellës!… Vitet dhe numrat.
I rrjeshtoja si gurrët!… Humbisja
Hapësirës kohore dhe krijuese të saj.
Numëroja pafundësinë dhe prapë ngatërohesha.
Sapo ngatërohesha, ktheja kokën viteve.
Ato, rrugët kalaja!… Si plaku i fshihnin
Rrëfenin… Historinë.

Filloja nga e para të përcaktoja një datë
Një shekull… Një vit. Shtëpitë, rrugët dhe kalaja
Ngatëronin gjerdanet nëpërmjet sistemit
Të figurave dhe arkitekturës provokuese
Të qytetit,… zhvillim.

Ne! Rebeloheshim, rrëzoheshim, ngjiteshim, iknim
Ktheheshim po rrugët?… Kalaja!… Tërësia
Gjithësia dhe madhështia e saj mbeteshin
Krenaria dhe sarkofagu i brezave të jetës
Mbi qytet duke mbartur mbi vete si një uragan
Misteret dhe udhëtimet tona,… krijimit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s