Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
Sot
 
Doja të shikoja
në perëndimin e diellit
vetëm unë .
 
E qielli
ngjyrosej nga portokalle në të kuq .
 
Askënd nuk mendoja,
askënd.
 
E shastisur mbeta sonte
duke ndjekur yjet e drites.
 
As mendova për ty
As harrova vetëveten
 
Ia kam lakmi ngujimeve te ura e Shejtë .
 
 
 
NËPËR HORIZONTE
 
E fundosur, e humbur
në të ngrohtën dashuri
 
Vrapoj nëpër horizonte,
në kërkim të luleve, fluturave
 
Vrapoj e vrapoj,
përpara më shfaqesh ti
 
Mbështes kokën, në shpatullën tënde
 
Ndiej duart e tua,
Tek me prekin ëmbëlsisht
 
E frymën tënde që më ledhaton
E unë,
ëmbëlsisht pëshpëritis…
Të dua.
 
 
 
TI
 
Je dëshira,
imagjinata,
lumturia…
Je pasion, frymëzim që më flladit çdo sekondë…
imazh i zbritur nga ngjyra diellore.
Je retina e syve të mi që shoh pafundësinë…
Je ëndrra,
mbështjellë me ëndrrat më të bukura që ende s’ janë parë.
 
Ti je unë e unë ti…
Dy përjetësi…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s