Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MAJË MALESH, KU RRI LIRIA…

Unë, kam
Bebëza t’syrit, vegim, majë malesh ku rri liria
Unë, jam
Bardhësi plisi, shqiptarçe ku kalitet ardhmëria

Penë e dalë nga pellgu i gjakut, si kënga e hutës
Lule e jetës, që lulëzon, në palcën e gurit
Orë, që gjumin e bën, si besa, mbi telin e lahutës
Fisnikëri e kullës, shalli i plisit, nur i burrit

Unë, kam
Ashtin penë, ngjyrë gjakun e fletë dheun atdhe
Unë, jam
Vegim, me bebëza t’syrit, majë malesh, liri e re.

 

MBI DHEUN, E ATDHEUT…

Nëpër sy, ku po lidhet
Liria, me ngjyrat e plagëve e varret me name
Frika mbi jetë dridhet
Si flakë qiriu, që pihet nga terri, përplot nishane

Jermi duket jeta, keqas, uria e kafshon edhe gurin
Vdekja, duket tepër e ëmbël e shpresat po veniten
Kokat e thinjura para kohe, Zotit ja kërkojnë nurin
Që t’i bekojë lehonat, me sofrën skamje, që rriten

Nëpër sy, ku po lidhet
Liria, me flamurin e fitores, për tokën – Atdhe
Frika mbi jetë dridhet
Sot, nga fjalët e djallëzorëve: çlirimtarët, jemi ne.

 

MË SHUMË, SE DASHNI…

Më shumë se dashni
Pikonin lotët, mbi gjakun e jetës, pa u tha
Nga syt’e kuq, n’liri
Tinëz, që i dogjën edhe poezitë e poetes që u vra

Nga plumbat, hije të pushkëve, tepër të gjata
Që dy herrë, morën nishan, ballin e kullës lavdi
Kur mbi Gurë të Shqipes, syt’po, i pinte nata
E Sharri dridhej, si valëvitja e flamurit n’Shipni

Më shumë se dashni
Pa u tha gjaku i jetës, dëgjohej piskama, tradhti
Nga syt’e kuq, n’liri
Hijet e pushkëve të gjata, mbushur, si plumbat liri.

 

PLIS, I BABAPLAKUT…

Plis i babaplakut
Dhimbje e maleve, frikë, mes krrokatjeve të korbit
Për sytë, e gjakut
Që hapnin varre, me shikime dredhi e ditë të kobit

Vaj për motra, piskamë për nuset e plagë për nëna
Lot për fëmijë e ditëzie për kulla me varret nën malësi
Buzëqeshje e jetës, në bark të urisë, kur soset hëna
N’qiellin e truallit, ku yje duken shpresat n’syt’lumturi

Plis i babaplakut
Kulm i maleve, gurë për kullat e Sharrit, përplot lavdi
Për sytë, e gjakut
Që mbetën, nishan e nam e shtatore e kala, për malësi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s