Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
KËSHTJELLA E PIZZIGHETONES
 
(Jetova vite në atë qytet të vogël verior. Në lagështirën e kështjellës së tij në mesjete, ishte burgosur pas rrëzimit Fransua i Parë ( Françesko ) , duka i Ajlonit dhe mbret i Francës)
 
Jetova diku në një qytet të largët
në një qytet të vogël dhe të muruar,
nuk kishte kështjellarë, madje e jargët,
prej lumit ngrihej mjegulla e mallkuar.
 
E vetmja gjë që ndoshta më afronte
me indiferencen padane të pjacës,
aty kishim burgosur shpirtin që na lëngonte,
Unë dhe mbreti Fransua i Francës.
 
 
 
KLUBET E MBRËMJES
 
Çdo gjë në ajër e pluhurt, e mjegullt.
Kanë humbur konturet e përfytyrimeve
Një dritë verdhacuke, shtëllunga si qerthull
dhe i zbehtë filli i mendimeve.
 
Njerëzit flasin për të riun, ministrin.
Në athëtinën e dehjes, duke aluduar tej vetes,
I “sakti” mendim që u lodh shpirtin
dhe i rikujton kush ishin para dehjes.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s