TY S’TË NDALOJ DOT / Poezi nga Robert Shkurti

Poezi nga Robert Shkurti

 

TY S’TË NDALOJ DOT

Sa inat më vjen!
Vetëm ty s’të ndaloj dot,
ndonëse të gjitha pjesët e trupit i bëj zap. 
P.sh, kur s’dua,
sytë nuk i hedh asgjëkundi,
por i ngul si gozhdë në ajër dhe var mendime.
Duart nuk i lëviz, i mbaj të ngrira,
si të ishin stalakmite shpellash prehistorike.
Këmbët s’i hedh fare, i mbaj si kolonat urën,
ku poshtë tyre rrjedh lumi i ndjenjave.
Trupin e mbaj të palëvizur,
si të ishte trung peme i tharë nga etja.
Edhe trurit ia heq spinën, e lë të stakuar.
Gojës ia kam gjetur dermanin me kohë,
me fije heshtjeje e kam qepur.
Për veshët as që bëhet fjalë,
u vë ca kufje dylli.
Edhe sikur të gjithë kundërajrorët të qëllonin,
të dukej si heshtje varri.

Vetëm ty s’kam ç’të të bëj.
S’të ndaloj dot,
kur shkelmon brenda kafazit të eshtrave,
mbyllur mureve të çmendinës dashuri,
edhe pse akrepat t’i kam shkurdisur.

Je e vetmja që nuk zë ndryshk,
e re mbetesh,
sepse me vaj shpirti të kam lyer.

Njëlloj të mbaj mend,
që kur kam lindur,
si atëhere kur ishe njëzet vjeçe,
edhe tani më shumë se gjysmëshekullore.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Ajër shprese”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s