Vladimir Sollovjov
Kalendri poetik: Vladimir Solovjov (1853-1900)
U lind në Moskë, më 28 janar 1853 Vladimir Sergejevich Solovjov, filozof rus, poet, teolog dhe kritik letrar. Pati rol të rëndësishëm në zhvillimin e poezisë dhe filozofisë ruse në fund të shek. XIX. I ati qe historian, nëna polake nga familje intelektuale. Ja njëra nga poezitë që kam prej tij:
ERA NGA PERËNDIMI
(ВЕТЕР С ЗАПАДНОЙ СТРАНЫ)
Era që nga perëndimi vjen
Veç lotë sjell e shpërndan;
Pishat dridhen, pylli ngashëren,
Qielli fillon e qan.
Nga vend i të vdekurve mbrrin
Kjo kuje që dëgjojmë.
E dëgjon zemra dhe ngrin.
Lotët kullojnë, kullojnë.
Era e perëndimit rresht.
Qielli nis e buzëqesh.
Por zemra ende s’e ndjen
Nga vend i vdekjes ende s’vjen.
© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj