Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

KOHA E DREQIT

Pak kohë ka mbetur për njeriun
Jetën e shejtë e rrujti dreqi
Mezi presin çmendurinë e fjalës 
Të shndërrohemi në simfonitë e ferrit.

Vallë kemi mbetur pa vdekje perëndish
Apo vdekjet tona janë malli më i lirë i jetës.

Çou vadis Promothe pash dreqin
Që vetëm ai sot ka mbet në ne.

Acarët kanë zënë pritat dhe vrasin rritat
Lumënjtë kanë humbur rrjedhën në mesditë.

Sot detit ju ngrinë valët
Sikur mua ç’m’u zhdukën fjalët.
Djajët m’i largoni nga syri i keq .

Nëse nuk i keni besue jetës kurrë
Sot më më dëshirë takoj një djall se sa një gjysmë njeri o burrë.

 

ETNA

E dini ç’zjarr vjell Etna
Rebëlimit të Evës.

Ika nga mëkatet e Adamit
Të mos pushtohem nga sytë e saj.
Ende luftohet për dashurinë e virgjër.
Nuk kam besue në lekundjet e fjalës
Si të tokës
Kam bërë një udhëtim të gjatë
Me jetën e bukur u mahnita
Ia dola ta nxjerri fjalēn e shejtë
Nga ferri e Dantes.
Të vetmet maskat
Nuk arrita t’ia heq
Ca fytyravave demonësh
Me emër e mbiemër njeriu.

Për t’u rikthyer në fjalë
Qenka rrugë pa krye.

Serish rikthimi në njeri
Pas zhdukjes se fytyrës
Fare s’qenka e mundur.
Mund të kthehesh
Vetëm në Bajloz të Zi.

 

MISIONI IM
-Sytë e mësuesit-

Të njëmijëtën grimcë atomi
Diellit dhe jetës iia mora
Nëse s’më besoni
M’i shikoni sytë pse s’flasin më.

Edhe të vërbuar i dua sytë e mësuesit tim që na burrëruan
Për t’i fal zot atdheut
Mbrëmjeve të shohim më mirë
Bashkë me buzëqeshjet e hënës.

Yje
E dini se ç’vend kam hapur
Për ju
Sonte kam zbrazëti shpirti
S’mund t’ju them të vërtetën.

Në ëndrra më fluturoni
Më shpejtë se zogjtë
Kur kthejnë në vendlindje.

Çdo ditë në këngë
Bëjmë të njëtën zhurmë
Bletësh.

Yje mezi presim t’i shohim
Cili të zgjohemi i pari
Ta dëgjojmë zërin e zanave të mia
Kur krijuan profetin e tyre të shejtë.

Më sa mund i nxjerr nga fisi i zanave
Ky është vetë populli
Sa shtrejtë e pagova jetën.

Keni harrue kur mësuesi mezi shpëtoi nga ferri
Kur prangat e robërisë
ashtin deri në palcë i
a bënë copa për darka djajësh.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s