Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Vetmi

Kur të vish,
ki kujdes mos me e thye
porcelanin e hollë
të vetmisë teme….

 

Puthje

Ma thuej një fjalë
prej zgripi,
nji fjalë që të djeg e digjet,
që frymën e mban peng,
token e zhuritë,
nji prej atyne fjalëve që plas shiun…
Si me thanë, puthje.

 

N’terr

Nji ditë kena me i dalë borxh vedit,
edhe mallit, që koha e ka tha,
se na jena rritë me frikën e njeni tjetrit,
e pengje dyersh që nuk trokasin ma.

***

Përditë shemben piramida,
zgjohen faraonë të ngujuem në sarkofagun
e labirinteve.
Përditë shoh të njëjtit njerëz, sy kuriozë,
dinakë,epshndjelles, të gjithë me nji emën.
Palaço.

Jetoj midis kohnave, ku trenë të ndryshkun mbërrijnë me vonesë.
Xhelatet mrehin dy teha,
morsa mbërthen zgavrën e mendjes teme
të shfrenueme.

Në këtë rruzull heronjtë i vrasin,
i zhdukin, përtej qiellit,
ndërsa “pusht tetarët” si lypsarë terhekin veladonin
tue na marrë rrshanë diten e lume.

Ku po shkon ” njeri”,
po unë ç’krijesë jam që frymoj kaosin e kësaj
Bote të ma(r)rueme ?!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s