Poezi nga Bajram Dabishevci

Poezi nga Bajram Dabishevci

 

ME MUA BASHKOHEJ AMY WINEHOUSE

Ajo iku plazheve me pronarin e kompanisë së naftës
në Vlorë, Ohër, Sarandë… dhe i kërkon, si një vere të keqe
mugulluar me ujë. Shi hipokrit. Shpagim vrasjesh nën shi.
Por kam mendjen te këngëtare e xhazit Amy Winehouese,
ikte me mua tjetrit planet, njërit nga ata miliona larg.

 

DOM PJETËR TRUMSHI

Kur ai organizoi vrasjen e poetit të madh e çlirimtarit
Pjetër Bogdani, atëherë sëmundjeve të atdheut i qenë
hëngër eshtrat e rënkimit dhe britmës së madhe.
Zjarri, jo, s’do e humbte kohën. Selvitë po shkruanin vargun,
shtjellat e përkryera nuk donin thelbësoren, lakoniken,
tashmë po mendonin sakrifikimin e ndjenjës…në Stamboll,
Beograd, Athinë, gjer në zhdukje, ndërsa qielli,
si grua e veshur në zi, po blente butin, kofshën e dhjamtë,
të hanin, pinin me Trumshziun e zezë
e sa shumë rreth tij edhe mbledhin krimbat artin!
Rrënjët e mia, andej këtej mureve, i presin me thikë,
sa elitarë shiten ata… por asgjëkafshë fatale s’mbet,
rrugët e mishrave, copë më copë shtruar, përmes karrosh
të zeza me shkronja. Ai tash një depo e ndjenjave është.

 

LULE ERA

Paramendo, thuhet: “Lulezymbylja lindi në kasolle të humbur
e vdiq mbi tarracë të pallatit në Ishullin Seychelles”.
Hidhur, si do të qeshte dreq oficeri i krimit atdhetar
me ironinë e perëndive, në këtë rast?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s