Poezi nga Greta Kadare Teta
***
Tani besoj, jemi ndarë
Ndjej, më ngroh zjarri im në vatër
Beso , s’ po ta ndiej mungesën
Në syte mbyllur në tjetër udhë të shoh
Bëje një vend tani në një tjetër zemër…
***
Si qelq zemrën e kishte hapur
Ajo ish grua
I thoshe se e deshe
Mbyteshe në dallgë kaçurrelash
E shihje me ëndje dhe e gënjeje
Duket kafshur shpirtin ja kishe
Prej historive bisha që kishe sosur
Tani e degdise keqas , larg atë grua
Në ishull të rilindjes për ta varrosur…
***
Ndonjëhere
Veten e mbulonte me të mëndafshtë
Herë të tjera me sharp të mungesës
E ashtu liriplotë imagjinata e saj
Realizon tabllo të bukura
At’hëre përhumbur horizontit
Kishte një bardhësi të pafajshme
Shpirti i saj dal në pore të lëkurës
Pafajësisht vërtitej rreth një gruaje
E cila ishte veshur me fustan uji
Ja ashtu, as veshur, as lakuriq
Duket thellësisht brenda qenies vet
Po flas për të jo sot, at’herë…..
Një ditë edhe mbi krye do zbardhet
Keqas shpirti i është thinjur
Asnjë qelize si ka mbetur pa plagë
Diellin e ka frikë, ka frikë shërimin
Bën mirë të rrudhet skeletit vet
Guackës së vet mirë bën të struket
Për dashurinë
Njerëzit, qeniet me të zhbëra që nga fillesa po i duken…
Advertisements