Poezi nga Ismet ALIU

Poezi nga Ismet ALIU

 

PRAPË PËR KOSOVËN

Je bërë
Si ai Çardaku i Përrallës

Lart
Pikëllimi i Reve

Buzëqeshja e zymtë e të Rënëve
Lart

Poshtë
Vezullima e Thikave tinëzare

2
Vështirë e ke
Me gjithë këtë Mjegull…

Duhet të ecësh nëpër Tel
Me Plagë me Etje

Një Jetë e më shumë
Të ecësh dhe të mos biesh…

3
Evropa bën sehire

Ta mbyll Syrin
Gjuhen ta qet prapa shpine

Në Veshë
Të pëshpëritë paturpshëm

Duaje vrasësin tënd

Ti flet me Mitet, shikon qiellin
Zotin kërkon përtej Reve

Mundohesh të kuptosh
Nëse i Madhi po e sheh Hilenë.

 

NIRVANË DHE…

Në një çast alkimie
Zbulova trupin Tënd

Kurmin tënd të përjetësisë
Përjetësinë e kurmit tënd

Më puthe plot Dritë
Plot afsh kozmik

Sy prej Hëne
Trup prej Dielli

Nirvana më nxori
Nga Shpellë e Platonit
Nga Hija

2.
Në vete
pse u ktheva s’di

Në Qelinë e Egos pastaj
S’di pse më pëshpëriti
Terri, Hija, Shpella

N i r v a n ë
Ah nirvanë!

 

REXHA I MJEGULLËS

Gjerdekun e Ëndrrës 
E përpiu etja e Mjegullës

Sot e atë ditë
Një Dritë e Zezë
Në Pasqyrë Mjegulle
E mashtron Rexhën

2
Ai çast
Sy i Djallit: Shpellë
Qe portret sall terr
Fshehtësi Pa Dritare
Pa Derë…

E diku nëpër kohë
Dëgjohet Zë Trishtimi
Shi: Vaj i Lokes
Hingëllima e Kalit
Pikëllimi i madh i Baladës

3
Gjerdekun
E përpiu Mjegulla…

Tash
Në atë hingëllimë Kali
Gjunjëzohen Krushqit e Mali

Rexha në Mjegull
Me Korbin që ia piu Sytë
Me Gjarprin që ia hëngër Gjuhën
Udhëton pas vajit të Lokes…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s