Poezi nga Kujtim Hajdari

Poezi nga Kujtim Hajdari

 

MOS MË THUAJ LAMTUMIRË

Ti je e ëmbël dhe në ikje,
Dhe kur pëshpërit lamtumirë,
Dhe kur dy zemrat n’përpëlitje,
Zgjatin duartë për mëshirë.

Ëndrrat po m’i shuan ngadalë,
Pemët si ëndrrat ndrrojnë ngjyrë,
Më rri heshtur ëngjëll pa fjalë,
Më mbledh n’krahë e sytë i mbyll.

Mos më thuaj Lamtumirë,
Mos më sill prapë vetminë,
Në shpirtin tim sa ka mbirë,
Sa kam ndjerë dashurinë.

Unë nga vdekja nuk kam frikë,
Po më trembin sytë e tu,
Kur ti dritën në ta e fik,
Për mua vdekja fillon këtu.

 

ATJE LARG MË ÇONI

Fryn acari, fryn i ftohtë,
Ngrij dhe unë përmbi cikmë,
Kur do shkoj qoshes së ngrohtë
Të më iki pak kjo dridhmë.

Ky mërgimi po më tret,
Shuhen vitet pa një vlerë,
Vendi im gjithnjë më thërret,
Ku kam emër e kam nder.

Këtu i huaj e në vetmi,
Mes njerëzish e pa njeri,
Zhurmë, zëra sa të mbytin,
Dritë e ajër sa të ndytin.

Jeta ikën si e marrë
Pas parasë t’gjithe rendin,
Dhe i gjallë – dukesh në varr
S’të shikon njeri si tëndin.

O kujtime larg më çoni,
Mallit tim kur shtegëtoni,
Vendit tim të dëgjoj një këngë,
T’shuaj mallin e çdo brengë,

Ku kam lënë puthjen fshehur,
Diellin shuar në një zemër,
Djalërisë gjysëm dehur,
N’udhë ëndrrash pa një emër.

Ku çdo guri i përkulesh,
Ku ndjen trupi fllad pranvere,
Ku jam dehur aromë lulesh,
Ku njoh gjëmbin e çdo ferre.

Ku zbret ëmbël edhe nata,
Edhe yjet më rikthejnë,
Gëzimin tim që dikur pata,
Shpirt e zemër më dëfrejnë.

Atje larg ma çoni zemrën,
Këngë e mall t’i puthi fortë,
Atje larg ku humbi ëndrrën,
Ku e presin në çdo portë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s