Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

SYTË

Unë botën e shikoj me syt e mi,
Me këta sy i dalloj dhe njgyrat
Shikoj dashurinë që fal dashuri 
Shikoj dhe ata që kanë dy fytyra.

Me syt e mi ndërtoj ura me harqe,
Kështjella ku strehohen ëndrrat
Shikoj me këta sy stolat në parqe
Aty ku sytë flasin me zemrat.

Me këta sy e shikoj gjithë botën,
Gazin që mbjellin buzëqeshjet,
Shikoj kristalet e diellit të lotëve
Ret’e ngarkuara që pjellin rreshje.

Shkëmbej mesazhe me syt e ballit,
Flasin më shumë se çdo gjë tjetër
Ata e ndezin shkëndijën e zjarrit
Udhërrëfyesit nëpër shtigjet e jetës.

Me këta sy të kam parë edhe ty
Çastin që më dhurove qielldritë
Ndaj të adhuroj si një Perëndi
Kur m’u betove për të dy sytë!

 

NUK JANË NJËLLOJ

Nuk është njëlloj Prometeu,
që u vodhi zjarrin perëndive
me Jagon që vodhi një shami.
Sigurisht nuk mund të bëhet krahasim
midis kalit të Kastriotit
dhe Rosinantit të Don Kishotit,
apo Helena e Trojës
me Dyqlqinjën e Tobozës.

E si mund të jenë njëlloj
bishti i ndezur i kometës
me bishtin e dhelprës,
apo burimi i malit
me llumin e moçalit?!

Eeeeeej, njerëz!
Mos i ngatërroni pikat e horizontit
sipas vranësirave të motit!
Dielli-magji
s’mund të krahasohet kurrë me një qiri.

 

MIQ TË VJETËR

Këmbëkryq
ulur dëshpërimi
mbi hijen time,
herë e mbart mbi shpinë,
herë më tërheq zvarrë.
Siamez të ishim
aq shumë s’do ngjanim!

Miq hallesh
këmbejmë rrudha mendimi,
herë shtigjet i hap unë,
herë dëshpërimi.

Eh,
dhe në kohët e reja
mbetëm miq të vjetër
dëshpërimi s’gjen dot si unë,
por dhe unë s’gjej dot tjetër!…

Ecim nëpër rrugë
krrusur nga trishtimi,
shtigjet që mbyll unë,
i hap dëshpërimi!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s