Poezi nga Ollga Selmani
Si trishtim
Shira të qetë, pa mendime,
pa dyndje, pa shtyrje, pa rrëmujë,
bien këtyre anëve, ku shterja e këngëve,
zëvëndësohet nga kënga e pikës së ujtë .
Mëngjesi i sotëm, ka ardhur si ngrysje .
Kushedi darka si do vij ?!
Ka ditë që s’e mer vesh as dreqi,
se kur vjen dita e kur don të ikë .
Amulli mendimesh, bëjnë tutje,
në gri të qiellit bashkuar me të .
Jashtë, fundi janarit duket,
si trishtim i ikjes, për atë .
Më ngjan
Më ngjan, hera herës,me natën pa hënë,
me rrugën e humbur pa drejtim.
Me aritminë e zemrës,më ngjan ,ndonjëherë,
kur,mes zemrimit ,kthehem në rrënim.
Më ngjan,me të zitë e natës ndonjëherë,
me gjithëçka të zezë e të pistë,
po kur, më shfaqesh ,rrugës atje tej,
të gjitha që thashë,krejtë i përmbys.
Ky shi
Ka ditë që nuk pushojnë shirat
e netët, plotë me shira janë .
Këta shira që s’pushojnë dot,
nuk di vërtetë se ç’kanë ?!
Zbresin pa u ngutur fare,
këto ujëra, si mendueshëm vijnë.
Nuk lexohet pikë e shiut,
që zbret pa zhurmë e suferinë .
Të jetë dëshirë e paqtë qielli,
që zbret nga lartë si bekim,
apo është tjetër gjë e hesht,
ky shi, që bie me qetim.