Meri / Nga: Hysen Kica

Meri

 

Nga: Hysen Kica

– Mos ik Mario, – i tha Meri si me të lutur.
– Meri! Meri im e dashur! – tha Mario duke e vështruar drejt në sy. – A e din sa shumë të dua?
– Po Mario. Unë e dij se ti më don shumë por mua më duket se unë të dua ty më shumë prandaj dhe po të lutem mos u nis në atë rrugë të largët e të frikshme. Pikërisht pse duhemi kaq shumë ti nuk duhet të ikësh e të ndahemi.
– Më vjen shumë keq e dashur, – tha Maio. – As unë nuk dua të shkoj larg teje por nuk kam ku të mbytem. Puna ime u mbyll dhe mbeta rrugëve. Pa punë nuk jetohet.
– Ndoshta e gjen një punë tjetër!
– Ja që nuk po gjej. Nuk kam lënë gur pa lëvi-zur por nuk ka punë.
– Më mirë të hamë bukë e krypë dhe të jemi bashkë sesa të ndahemi, – vazhdoi Meri si me të lutur.
– Edhe bukën me krypë nuk ta jep njeri pa pa-ra.
Meri shtërngonte duart e Marios sikur ato të ishin i vetmi breg shpëtimi për jetën e saj dhe e vështronte e përmalluar. Sytë e saj ishin gati të lotonin por përmbahej duke mobilizuar të gjitha forcat dhe ndjenjave të saj.
– Mos harro Mario se unë nuk jetoj dot pa ty.
– Pse po me rëndon kaq shumë e dashur!
– Kam frikë Mario. Që kur më ke thënë se do ikësh jam pushtuar nga trishtimi. Më duket sikur në jetën tonë është hapur një gropë e zezë që don të na thithë brenda. Do doja që gjithë jetën të ishim bashkë dhe të ecnim kështu dorpërdore si dy fëmijë. Do doja që gjithë jetën të shikoja vetëm sytë e tu dhe të buzëqeshnim bashkë.
– Mos e merr me kaq merak zemër se unë nuk jam as i pari dhe as i fundit që po shkoj të punoj jashtë shtetit. Do të rregullohen të gjitha punët Meri! Do rregullohemi edhe ne.
Ata ecën ashtu dorpërdore pa folur për ca kohë deri sa arritën te hyrja e aeroportit . Meri e trishtuar se i dashuri i saj do shkonte shumë larg dhe Mario i bindur se do të fitonte para dhe se do ta gëzonte shumë të dashurën e tij.
– Shpresoj të kthehesh shpejt Mario.
– Varet si do ta gjej punën por jam i bindur se, kur të kthehem, do ta kem bërë një dorë të mirë me para dhe do bëjmë një dasëm të bukur, – vazhdoi Mario. – Ti e din se atje kam nje kushëri të mirë dhe më ka premtuar se e kam punën gati sapo të arrij.
– Nuk e dij. Kam uruar dhe do uroj që gjith-monë fati të jetë me ty por kam një ankth të pashpjegushëm Mario, – tha Meri.
– Ti je e fortë zemra ime. Ndarja jonë është e përkohëshme dhe ti do më presësh duke ëndërruar çdo ditë vetëm për mua e për dashurinë tonë. Po ashtu edhe unë do punoj shumë duke menduar vetëm për ty dhe për të arëdhmen tonë. Kam shumë shpresa Meri. Të gjithë thonë se jashtë shtetit ka të ardhura shumë të mira. Këtu nuk jetohet. Ndoshta edhe gjej mundësinë për të marr edhe ty atje dhe… Do të jetojmë të lumtur Meri. Meri! Meri! O Meri im e dashur! O Meri im e bukur. Edhe ne të dy kemi të drejtë të jetojme si njerëz dhe të gëzojmë. Do kalojnë të gjitha, do ti harrojmë problemet e vuajtjet si një ëndërr e keqe dhe do ndërtojmë një familje të lumtur.
– Unë do të mendoj vetëm për ty Mario.
– Ti je jeta ime Meri.
– Nëse do kaloje, qoftë edhe një sekontë pa menduar për ty, atëhere unë kam vdekur. Nuk e dij si do mësohem me jetën pa të thënë ty: “ Mirmëngjez i dashur!”
– Edhe unë do mendoj vetëm për ty shpirti im.
– Mos harro të më shkruash sapo të arrishë jashtë shtetit.
– Patjetër e dashur.
– Mario!
– Po shpirtë.
– Mos harro se unë do vdes pa ty.
– Duhet të keshë besim të plotë te unë. Ti je jeta ime Meri.
– Mos harro Mario…
Ata u përqafuan për të fundit herë dhe… Dora e Marios rrëshqiti nepër dorën e Merit. Kishin mbetur të takuar vetëm majat e gishtave. U shi-kuan në sytë e njeritjetrit dhe… Meri nuk mundi më të përmbahej. Sytë e saj ishin mbushur me lotë por dukej se nuk e kishin arritur akoma peshën e duhur për të mposhtur forcat e adezio-nit. Ajo ndoqi me sy të dashurin e saj dhe ndjeu se një dorë e pamëshirëshme i shtërngoi zemrën.
Çuditërisht Merit i dukej se Mario nuk e ndjente gjithë peshën e rëndë të ndarjes. Ai rendi me vrap drejt hyrjes së aeroportit sikur ishte mbushur me gëzime. Ndali para një dere, që do ta fshihte përgjithmonë nga sytë e të dashurës së tij, dhe e përshëndëti duke ngritur dorën lart.
Pastaj Meri doli jashtë dhe priti pas rrjetës me tela deri sa Mario i saj u nis drejt avionit. E ndoqi me sy edhe kur ngjiti shkallët e avionit dhe e përshëndeti me dorë. E ndoqi edhe lëvizjen e avionit mbi kokën e saj deri sa ai u zhduk. Kishte mbetur si e shastisur. Pikat e lotëve kishin rrëshqitur padashje nepër faqet e saj.
Ditët kalonin me premtime të bukura e me fjalë përgëdhëlëse që shkëmbenin në telefon por… Sikur po mbaroheshin fjalët e bukura dhe sikur Mario po përtonte ti përgjigjej Merit.
Meri ndjente se po krijohej një zbrazti e thellë në zemër dhe kalonte pjesën me të madhe të netëve pa gjumë. Shpesh ngrihej nga krevati, ulej pranë dritares, vështronte qiellin e zi të natës dhe mundohej të gjente se cili yllë duhet ta ndriçonte rrugën e dashurisë së saj.
Një ditë, pas disa ditëve pa përgjigjie, Mario e hapi faqen e tij në facebook dhe i shkroi se kishte gjetur një mundësi për të bërë letrat në shtetin e huaj ku punonte. Meri nuk e dinte nëse duhej të gëzohej apo të trishtohej por i kërkoi ti shpjegonte se cila ishte kjo mundësi.
– Kam gjetur ashtu dike që më ndihmon, – i shkroi Mario.
– Po kush ëshë ky njeri që të ndihmon? – e pyeti Meri.
– Mos u mërzit Meri.
– Nuk po të kuptoj Mario.
– Më vjen keq Meri por letrat nuk bëhen kollaj kështuqë më duhet të pranoj kushtet.
– Të lutem shumë fol më qartë Mario.
– Më duhet të bëj letrat me një angleze.
– Mario!
Faqja u mbyllë.
Ishte përmbysur një mal i tërë me ëndërra dhe kishte zënë poshtë dashurinë e saj të pafajshme. Ndoshta Meri e kishte vënë re me kohë që po anohej por nuk kishte dashur ta besonte se po shembej. Kishte shtangur.
Doli në rrugë dhe eci si e humbur nga jeta njerëzore. Nuk kishte ditur nga kishte ecur dhe ku kishte shkuar por.. Ç’far i duhej të dinte! Bota e saj shpirtërore ishte shkatërruar dhe kishte mbetur vetëm skeleti që mbante me zor peshën e trupit të saj. Mospërfillja e botës njerëzore i kishte ngulur në zemër një thikë të lyer me helm. Ecte si e përhumbur. E vetmuar, e harruar dhe e braktisur. Njerëzit, që e shikonin me kujdes, mendonin se ndoshta nuk ishte normale. Pesha e dhimbjes i kishte këputur shpirtin dhe nuk kishte shumë forcë për ta duruar.
Si për inatë edhe në një makinë, pranë së cilës kaloi, dikush kishte ngritur zërin e një kënge: “ Kuuu ke shku seee m’ka marrë malli. Sytë e mi jan mbush me vaj…”
– Meri! Ç’farë ke Meri?
Meri përqafoi shoqen e saj dhe shpërtheu në dënesë.
– Ku po shkon Meri?
– Nuk e dij… Nuk dij asgjë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s