“SPITALI” me EMRIN : “SHËN VALENTIN”… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

SPITALI” me EMRIN : “SHËN VALENTIN”…
(mos e kërkoni në Google, as në “satellite map”! Vendndodhja është kudo, ku ka “pacientë” me sindromën ” Shën Valentin”).

“SPITALI” më i shtrenjtë,”SPITALI” më i lirë

Nga dita në ditë,
në urgjencën e tij,
shtohen “pacientë”…
me dhimbje akute pa diagnozë fizike…

Asnjë prej tyre
s’ka nevojë për bisturi…,
as për insulinë, antibiotik,
oksigjen (të pa frymë),
apo gjak,
të dhuruar nga të panjohur…,
që “pacientit” i shpërbën ADN- në e njohur…
Askush, nuk ka plagë të dukshme.
Nuk duhen fasho, pambuk, jod, alkol…
(në spitalin më të lirë se askund tjetër- Shën Valentin).
…..
Pacientët,
ndjehen fatkeqësisht të lumtur.
Murgjër e murgesha
u bëjnë fresk
me erashkën e dhimbjes së tyre
prej një Shën Valentin-i
të paharruar…-
në Spitalin,
ku shpirti paguan aq shtrenjtë,
për t’u SHENJTËRUAR…

Iliriana, e pa shenjtëruar në asnjë dashuri
( Nga libri në proces: Fjalë për Nesër…)
Brooklyn, NY

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s