Kalendari poetik: Nikollaj Gllazkov (1919 – 1979) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nikollaj Gllazkov

Kalendari poetik: Nikollaj Gllazkov (1919 – 1979)

100 vite më parë, më 30 janar 1919, u lind Nikollaj Ivanoviç Gllazkov poet rus i kohës sovjetike. Babai i tij qe jurist, nëna mësuese e gjermanishtes, i lindur në një familje intelektuale filloi të shkruante vjersha qysh i vogël. Kur filloi të studionte letërsi në Institutin Gorkij në vitin 1938, po atë vit i pushkatuan tè atin si armik tè pushtetit sovjetik. Spastrimet staliniane qenë në kulmin e tyre; studentin Gllazkov e përjashtuan nga universiteti si bir armiku. Më vonë e lejuan të rifillonte studimet dhe në vitin 1942 u emërua mësues, por pak kohë e ushtroi mësuesinë, u detyrua të punonte puntor ngarkim-shkarkimi, druvar, hamall, etj. Njëkohësisht, vazhdoi të shkruante dhe t’i botonte fshehtaz poezitë e tij; Gllazkov shpiku termin “samizdat”, term i njohur për ata që studiojnë letërsinë sovjetike, që do të thotë botim i fshehtë dhe me shpenzimet e veta. Disident deri në fund, vdiq më 1 tetor 1979 në Moskë. Ja një poezi therëse e tij:

JUDA U VETVAR
(Есть преданье: Иуда повесился)

Juda vari veten, si rrëfejnë,
U var në një shelg, në një shelg plak,
Fërgëllonte gjithë pem’e mjerë
Dhe gjethet nuk dridheshin më pak.

Ec’ e jakë të Zotit besnikë,
Në luginën e lumit Jordan,
Po t’i besojmë dhe botanikës,
Aty shelg s’gjen më, as për nishan.

Kemi në Moskë parkun kombtar
Dhe pyje, s’mungojnë as moçalet,
Shelgje plot, gjen pemë dhe në mal,
Por ç’e do, Judat tanë nuk varen!

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s