NË TË NJEJTËN VEPËR SPEKTATORË – Konstantina  STATHAKOPULLU / Përktheu: PETRO ÇERKEZI

Poezi nga Konstantina  STATHAKOPULLU

NË TË NJEJTËN VEPËR SPEKTATORË 

Në të njëjtën vepër spektatorë, vite me radhë.
Rolet janë të njëjta çdo sezon.
Kostume ndryshojnë pak për të mashtruar vështrimin tonë.
Aktorët alternohen në skenë me mërzi. Dhe me të drejtë.
Prapa kuintave shtyjnë njëri – tjetrin.
“Dil, dil”, i thërret.
“Dil mos humbasim ditën e punës”.
Batutat i mësuam përmendësh publiku.
Zgjohemi, flemë dhe pëshpërisim fjalët e protagonistit. “Ju jeni sëmundja, Ne jemi kurimi”.
Çfarë frazë dhe kjo.
Kaq shumë më pëlqeu sa e mbërtheva në jakën e këmishës. Ngado që shkoj e marr me vete.
Veç kam frikë mos ngatërova radhën e fjalëve, mos u ndryshova kuptimin.
Mos e çaj kokën. Se mos do mbarojë vepra? Një ditë do t’i mësoj fjalët patjetër.
Më pëlqen shfaqja. Nuk e kam frikë. Do digjet shumë kohë derisa të mpihet mendja. Derisa të harrojë.
Ato që më frikësojnë janë duartrokitjet.
Me çfarë duar o miq?
Gjersa gishtat më mbetën në sy.
Çfarë pakujdesi, e pakorrigjushme, vdekjeprurëse dhe e pandëshkuar
fërkojnë dhe rifërkojnë iluzionet optike derisa të turbullohen retinat. Derisa të nxjerrin lot të kuq.

Në të njëjtin vepër spektatorë vite me radhë.
Është një rrugëdalje dhe kjo sido qoftë.
Se po t’u bë zakon teatri, është shumë vështirë të çmësohesh.

 

Përktheu: PETRO ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s