Kalendari poetik: Jorge Debravo (1938 – 1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jorge DEBRAVO

Kalendari poetik: Jorge Debravo (1938 – 1967)

Poet i shquar nga Kosta Rika, sot, më 31 janar, do të mbushte 81. U lind në një familje të varfër, shkrim e këndim mësoi në shtëpi nga e ëma, më pas u rregjistrua në shkollë drejt e në klasën e pestë. Filloi të shkruante poezi qysh në moshë të re, shumë prej atyre poezive botoheshin në një revistë vendore letrare që quhej “El Turrialbeño”. Shkollën e mesme e mbaroi natën, në vitin 1967 priste të fillonte universitetin, por nuk mundi…
U dashurua dhe u martua 21 vjeç; shumë shpejt pati një vajzë dhe një djalë. Vdiq pa mbushur ende 29 vjeç, në një aksident rrugor, një shofer i dehur e përplasi për tokë ndërsa shkonte me motorr.
31 janari, dita e lindjes së tij, kremtohet në Kosta Rika si Dita Kombtare e Poezisë. Ja përzgjedhja ime sot:

THEM

S’është lindur njeriu t’i mbajë duart
lidhur mbi bangën e lutjes.
Nuk do Zoti gjunjë të përgjunjur
në kisha,
këmbë të zjarrta do, që rendin
do duar që ndjenja të forta prekin,
do mendje që puthje pjellin,
buzë, që puthje japin.

Them se unë punoj,
jetoj, mendoj
dhe gjithçka bëj është një lutje e vërtetë
që Zotit shumë i pëlqen
dhe më përgjigjet.
Dhe them se dashuria
është më e mira
dhuratë e shenjtë që i bëj Atij,
që ju dua, që dua
dhe vend në ferr nuk ka për mua.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s