Semi dhe  Duki / Tregim nga Ben Shehu   

Semi dhe  Duki
Tregim nga Ben Shehu     
 
Kush mendon se qeni nuk ka shpirt,
nuk ka parë kurrë një qen në   sy…
 (Anonim)
 
 -Gjysh më trego një përrallë – i tha Nicolas, i cili zuri vend pranë tij në kolltuk dhe vuri gishtin në gojë.
-Me çfarë e do ta tregoj përrallën?- e pyeti gjyshi.
-Ma trego me atë qenin me emrin Duki- iu  përgjigj Nikolas.
Dhe gjyshi filloi:
   Në Virginia Beach atë mbrëmje binte borë, nuk di nëse keni vëne   re,  që kur bie borë nuk dëgjohen më zhurma, është më qetësi, dhe atë mbrëmje ishte kështu.
   Semi doli nga supermarketi me një çantë në dorën e djathtë, dhe me dorën e majtë ngriti kapuçin e xhupit dhe mbuloi kokën që mos t’i lagej nga  bora.
    Në momentin që po nisej drejt makinës së tij, vuri re një diçka që lëvizte ne një kuti të vogël kartoni që e kishin lënë afër hyrjes së supermerkatës, i çuditur iu afrua u ul në gjunjë, dhe me kureshtje po shikonte se çfarë lëvizte aty brenda.
  Ishte nje qen i vogël  ai që lëvizte  brenda kutisë, dhe poshtë tij kishin vënë një copë batanije. Semi afroi dorën dhe e përkedheli lehtë dhe mërmëriti:
-Kush të ka braktisur? Kush është ai?- dhe  bëri ai sikur pyeti  qenin, dhe vazhdonte ta përkedhelte.
  Ishte nje qen i vogël, me qime ngjyrë bezhë, duhet të ishte pak muajsh dhe dridhej nga të ftohtit. Semi  nuk hezitoi dhe vendosi çantën në tokë,   hapi zinxhirin e xhupit me të dy duart, mori qenin nga kutia dhe e mbështolli me xhup pranë gjoksit që ta ngrohte, mori çantën me ushqime dhe me kujdes që të mos rrëshqiste u nis ku kishte parkuar makinën.
    Mbas disa minutash ishte përpara shtëpisë së tij, e cila  nga jashtë ishte e zbukuruar me drita me ngjyra për krishtlindje.
    Doli nga makina me kujdes, me dorën e majtë shtrëngonte qenin në gjoks, në dorën tjetër  çantën dhe me këmbët qe i fundoseshin në borë iu afrua hyrjes së shtëpisë duke shkundur këmbët nga bora dhe i ra ziles.
  Mbas disa sekondash derën ia hapi e bija  dhe  përshëndeti të atin, i cili hapi xhupin dhe me kujdes vuri në dysheme qenin e vogël, që po lëkundej duke qëndruar në këmbë.
  Ann  me gojën të hapur nga çudia, shikonte të atin  dhe pastaj qenin, u ul në gjunjë pranë qenit dhe po e përkëdhelte, – sa i bukur …ku e gjete babi?- e pyeti të atin dhe ngriti kokën nga ai që ta shikonte.
  -E gjeta tek hyrja supermarkatës, kishte ftohtë, me erdhi keq, dhe nuk e lija dot aty- iu përgjigj i ati.
   Ai  hoqi xhupin dhe e vari në varëse dhe i tha Ann-it:
 – Merre çantën e ushqimeve t’ia japësh mamit, dhe thuaji të vij këtu – i tha i ati.
  Ann u ngrit dhe u nis drejt guzhinës ku e ëma po gatuante darkë dhe i tha asaj se babi ka prurë një qen të vogël, e kishte gjetur afër supermerkatës.
   E ëma ktheu kokën nga ajo, ngrysi pak vetullat, dhe e pyeti:
-Megjithmend e ke ti?
-Po, po dhe më tha babi të shkosh tek ai në koridor.
   Mbas pak minutash të tre ishin ulur në dysheme dhe shikonin qenin,  kur ndërkohë dëgjuan:
  -Si thoni ta mbajmë apo ta çojmë tek shtëpia ku mbajnë qentë e braktisur? – ishte Semi ai që pyeti të shoqen dhe të bijën.
  Atë natë vendosën që ta mbanin dhe i vunë emrin Duki.
   Bora vazhdonte të binte dhe Duki flinte i qetë. Që nga ajo mbrëmje do të ishte në familjen  e tij. Ditet rridhnin dhe Duki rritej në ngrohtësinë e familjes, të gjithë prokupoheshin për Dukin, nëse kishte ngrënë, mos largohej nga shtëpia, i bënin kontrollet mjekësore dhe të gjithë e rrethonin me dashuri.
    Kur Semi kthehej nga puna, Duki e priste tek dera e shtëpisë, dhe sa e shikonte vraponte drejt tij; Semi e përkedhelte dhe luante me të, pastaj i jepte kupën e plastikës ku Semi pinte kafen e Duki e shtrëngonte me dhëmbët  te doreza dhe të dy niseshin drejt shtepisë…
   Mbrëmjeve kur Semi shikonte televizor, Duki rrinte prane tij, shtrirë në divan dhe vinte kokën tek prehëri i  Semit i cili e përkedhelte.
…Gjyshi ndaloi së treguari përrallën, mori një gotë ujë nga tavolina, più pak, dhe vazhdoi sërish e  nipi vazhdonte ta dëgjonte…
   …Atë pranverë Semi u sëmur rëndë, dhe e shtruan në spital ku duhej të bënte një operacion. Dukit i mungonte padroni i tij, shikonte gjithmonë nga rruga, shikonte kamionin që ishte parkuar gjithmonë aty, dhe priste…por sa dëgjonte ndonjë zhurmë makine, shkonte me vrap drejt derës së shtëpisë e  të shikonte se mos ishte Semi.
   Mbas një muaji Semi doli nga spitali, zbriti nga makina dhe shikoi drejt shtëpise, kur Duki e pa dhe u  sul drejt tij. Semi u ul në gjunjë dhe hapi krahët ta përqafonte. Duki e lëpiu në fytyrë, i rrotullohej, lunate, lëvizte bishtin, nuk i ndahej një sekondë.
    Dhe kështu jeta filloi sërish siç ishte më parë në atë shtëpi. Kishin kaluar disa vite…
    Ateë natë vere të gjithë flinin në shtëpine e Semit, edhe Duki flinte në vendin e tij në katin e pare. Ishte qetësi. Duki hapi sytë, iu duk sikur kishte dëgjuar diçka që lëvizte në ajër, si lëvizje krahësh të një zogu, u ngrit në këmbë dhe drejtoi veshët që të dëgjonte më mire. Dëgjoi sërish atë lëvizje krahësh që vinte nga kati i dytë, ngjiti shkallët me shpejtësi.
   Një dritë e zbehtë e kaltër vinte nga dhoma ku flinte Semi me të shoqen, kurse në dhomën ku flinte Ann, dera ishte e mbyllur. Duki u drejtua me avash duke ecur për të hyrë te dhoma, me kokë hapi më shumë derën dhe anoi pak kokën si i çuditur për atë që po shikonte.
   Në këmbë pranë Semit ishte një engjëll me krahët gjysmë të mbyllur, edhe engjëlli ktheu kokën, e pa Dukin dhe i buzëqeshi.
-Ej Duki- i pëshpëriti engjëlli,- pse ke ardhur këtu?- e pyeti Duki.
   Engjëlli hezitoi në një moment të fliste, iu afrua Dukit dhe u ul në gjunjë dhe e përkedheli.
  -Kam ardhur të marr padronin tënd, ka ardhur momenti që ai të ndahet nga ju- i tha engjëlli dhe e shikonte në sy.
 -Do të thuash që unë s’do ta shoh më kurrë padronin tim? Nuk do ta shoh më kurrë të kthehet nga puna? Nuk do të dëgjoj më zërin e tij? Nuk do të ndjej më dorën e tij të më përkedheli? – e pyeti Duki.
-Po Duki, është kështu. Vjen një ditë që njerëzit ndahen nga jeta.
  Duki po shikonte Semin që flinte i qetë  në krevat me të shoqen dhe Duki e donte familjen e tij. Në qoftë se Semi nuk do të jetonte më, gjithë ajo harmoni në atë familje do të prishej.
   Duki u kthye nga engjëlli dhe i tha:
  -Më merr mua në vend të tij, të lutem, ai me ka dashur shumë, është kujdesur për mua gjithmonë, më dha një familje plot dashuri, dhe unë tani jam i vjetër, kurse Semi duhet të kujdeset për të tjerët, dhe tani erdhi momenti që unë t’ia shpërblej.
  Engjëlli buzëqeshi  dhe e përkëdheli,- je shume i mirë Duki, po bën diçka shumë të bukur për familjen tënde, po ta plotësoj dëshirën dhe do shihemi shpejt bashkë- iu përgjigj engjëlli dhe i vendosi dorën sipër kokës së Dukit, i cili ndjeu një si rrymë që kaloi nëpër  trupin e tij.
  Engjëlli e përkëdheli dhe një herë, i buzëqeshi dhe hapi krahët e u largua duke fluturuar.
   Duki zbriti në katin e pare dhe  u shtri në vendin e tij. Që nga ajo ditë Duki nuk kishte më fuqi të lëvizte. Semi i preokupuar thirri veterinerin në telefon, i cili erdhi pas pak dhe e vizitoi dhe tha:
   -Eshte shumë rëndë, nuk ka shpëtim, dhe ka dhimbje- i tha mjeku Semit dhe gruas së tij dhe vazhdoi – do të ishte mirë ta binit në klinikë ta vemë në gjumë me injeksion që të mos vuaj.
  Atë ditë gruaja e Semit dhe e bija përshëndetën Dukin për herë të fundit. Semi e mori në krahë Dukin dhe e vendosi me kujdes mbrapa në makinë. Mbas pak u nisën të dy drejt klinikës veterinare.
  …Nikolas u habit dhe falenderoi gjyshin duke i thënë se nuk do ta harronte kurrë këtë përallë për Dukin e ëmbël.
 
Qipro, janar, 2019
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s