JAM THËRRIME DASHURIE NË SQEPIN E NJË ZOGU SHTEGËTAR / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

JAM THËRRIME DASHURIE NË SQEPIN E NJË ZOGU SHTEGËTAR

Si nuk lodhe duke i përdorur ditët,
për ti mbushur mendjen vehtes,
se dashuria nuk gjen më vend te ne
për të na lidhur e shtërnguar nyje?
Si nuk u mërzite duke më përsëritur,
se krejt nyjet e dashurisë që patëm lidhur
u vetzgjidhën, sepse nuk e mbajtën
peshën e gabimeve të mia?
Po dhe unë nga ana tjetër s’ lodhem,
nuk mërzitem
e s’ dorëzohem duke imituar
vështrimin tënd,
që qan si hardhi e krasitur në prill.

Ti më thua
se nyjet e zgjidhura të dashurise tonë
u bënë zogj shtegëtarë,
e migruan
në pyellin që një minutë më parë,
e sekuestruan skifterët.
E unë ndërsa mëkoj zogjtë rënë në grackë
teksa skifterët u presin krahët,
bëhem thërrime dashurie
në sqepet e tyre,
imazhe kalimtare melankonie më shumë.

Pjesa tjetër e pafajshme imja,
është rrjeshtuar:
njëmijë puthje në garë, kanë hapur velat
lundrojnë nëpër detin tënd gri.
Ndërsa kokën time,
kaptinën që vetëm din të bëjë gabime
burgosur e kam në duart e tua.
Vetëm kështu gabimet e mia,
të gjitha sa janë
mund të shëndërrohen në virtute të qëndrueshme.
Vetëm kështu arrij të bëj marrveshje alla Qikllop,
me melankoninë time.

Dhe në fund,
po të jap një lajm të mirë:
atë cfarë tjetër ka mbetur nga unë,
pjesën e fajshme
e ka marrë përdore Zoti, po e sjell te ti,
mezi pret Ai të lumturohet
teksa do të bëjë gardianin e
kokës time, burgosur
në duart e tua.

Shkëputur nga vëllimi poetik ”Mëkati im bën fëmijën e parë”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s