Treni i Spinozës – Poezi nga Panos Stathiojiannis / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga Panos Stathiojiannis

 

Treni i Spinozës

Një lepur, si top, lëshuar 
shkon e hyn, në vresht të huaj
brren tabelën, që thosh: “ndal!”
por, një natë e qorroj mirë
pojaku në errësirë
pa i thënë asnjë fjalë!

Dy miushë në ngjyrë hiri
të bukur, si pendë floriri
morrën udhën për Vietnam…
sorollaten, nuk punojnë
në i pyetsh, çfarë kërkojnë
të thonë prerë: “shershe la fam!”

Tri pëllumba, skor të zinjë
që veç zihen, ulërrijnë
na u rrahën, si ata…
ngaqë s’kanë duar mavrinjtë
se janë pëllumba të zinjtë
flatrash zihen, për hata!

Katër derkuca të vegjël
Turkistanit duke bredhur
shndërohen në muhamedanë…
sepse Turku t’a thotë prerë
po qe bërxolla e derrë
për atë Zot, nuk e hanë!

Pesë kallamarë, në varkë
lëngëzojnë për një kravatë
në ngjyrën mavi…
janë të pestë “fansa” të sajë
ajo qeses, në celofanë
as që do, të dijë!

Gjashtë femëra, mëllënja
brerë e grrirë, si t’i hajë tënja
bërrë pesimist…
më lejoni t’i jap gojës
u gjendën një dit në Rodos
në psikanalist!

Shtatë riosh një herë në Lero
vargëzojnë “dum spiro spero”
mbetur gjithkush trrok
meqë s’qenë të siguruar
kur asgjë s’kishin në duar
nisen nëpër botë!

Tetë Koptë nga Egjypti
që Kavafin, s’e përtypin
pëlqejnë, Pallamanë…
pijnë ujë, nga ujt e Nilit
dhe me mish të krokodilit
e bëjnë pastërmanë!

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s