Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Oaz gjelbërimi

e ku di ti çështë dashuria
lufta me vra djallin brenda vetës është dashuri
pastaj me notuar lumenjve të gjakut tëndë 
me i liruar ëndrrat e kapura në rrjetën e urrejtjes
pastaj me fluturuar qiellit
hises tënde të diellit
zemra kjo enë e vogël sa grushti
me urrejtjen n’gji vdes këtë helm duke e pi
ktheja parajsën vetit me dashni vrit urrejtjen
dhe ftoje një zemër tjetër
në zemrën tënde
oaz gjelbërimi.

 

në dallgët e jetës

për ty mundë shkruhet vargu
poezia që ende nuk është shkruar
urdhërojë shpirtin të heshtë në vogëlsien e tijë 
heshtur them pas teje shkohet në polin e veriut
mu ngrohë mu prehë në paqen e shpirtit
oj ti e mbuluar me dashurin hyjnore
mos më lendo me shikim
se zemra i frikësohet ndëshkimit
nxiton e fshihet rrinë në vetmi
mundimshëm e uli shikimin
si detar i sprovuar me dallgët e jetës
i përvuajtur ëndërroj shpresoj bregun
zëshëm i lutem atij edhe për ty.

 

mikes

takimi ynë
rastësi thua ti
nuk ka rastësi
se si u takuam unë e ti

Kamë dashur me të takuar që moti
mendoj dikush me qëllim takimin e vonojë
nuk duhej të bëhej ajo që unë mendoja
i mbrojtur isha unë nga dëmi në paudhë

me sytë e mendjes kur shikoj besojë
unë e ti dhe gjithë të tjerët jemi artistë
luajmë në role ashtu si na vin
i madhërishëm është Ai që ka bërë regjinë

mike nuk ka rastësi
në takimin me ty
nuk lëvizim ndryshe
vetëm si është në regjinë.

 

mashtrimi

brenda mureve secila rrugë
vdes në hapin e parë
kurrë nuk ke menduar
si zogu me fluturuar
je kënaqen me një rreze
rreze dielli të rreme

me sqep pendlat ja ke ndukur vetës
jashtë mureve diellin nuk e duron
derisa të mbushesh me pendëla
të duhet me bindë vetën se je shqiponjë
mbretëreshë në qiellin tënd.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s