Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

PABESIA

Ajo krahun më ka shkuar shpesh,
Klubesh më ka dhënë dhe raki,
Buzët i ka shpënë vesh më vesh,
Ndryshe s’do të quhej pabesi.

Fjalën e ka zgjedhur ballë për ballë
E ka larë gati me flori,
Krahët sa ka kthyer pak mënjanë,
Gjarpër është bërë përsëri.

Në syrin tim, gëzimin ma bën mal,
Për hidhërimin, lotin derdh fitil,
Pas shpine, rrugën bën moçal
E tinëz më ndjek si krokodil.

Guri i Sizifit s’ish aq i rëndë,
Pabesia veç një mal me gurë,
Thikën e mban fshehur nën mëngë
Dhe pa helm nuk di të luajë kurrë.

 

***

Shemtërohu,shkurt,
Ti,i pabesë deri në palcë pabesie.
Nga muajtë e tjerë si s’të vika turp?
Muzika shqiptare tre shirita zie.

Për shemtinë tënde s’do pushojë kabaja,
Violina e parë, e para do të mbetet,
Këngë e ligjërime do hedhë nga parajsa,
Vaçja i nisi kënget në të gjithë planetet.

 

TAKIMI I PARË

Ku t’i gjeja fjalët? Fjalët kishin ethe.
Zemra ngrinte dallgët sa për shtatë dete.

Sytë ishin ndezur,një zjarr i paparë,
Buzën ma përzhite,m’i shtove nje plagë.

Eh,të tilla plagë m’i mbaj plot një jetë,
Kaq thashë atë ditë tek ike si retë.

 

ALARM PËR ZOTIN

E gjeta pa roje portën e Ferrit,
Pantera dhe ujkonja po ndanin një kockë,
Në vithet e tyre çurka gjaku po rrjedhin,
S’po dimë kush e bëri këtë proçkë.

Kanë ikur të gjithë,o Zot, kanë ikur,
Me Judë,me Brut e me Kas,
Lart Purgatorit të gjithë janë ngjitur,
Një prag i ndan të hyjnë në Parajsë.

E Ferri ka mbetur veç një relike,
Po shtyhen mëkatarët të gjithë me ngut.
Lësho,o Zot,një shigjetë frike,
Ndryshe Parajsa do mbajë erë mut.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s