Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

SA LOT KA KJO DITË
(Trembëdhjetë vjet pa ty nënë)

Nëna ime,
Të kujtoj me mall sot,
Në lotin e stinës!
Ëndrrat më përplasin,
Si anije nëpër det…
Të kërkoj në cdo skutë,
Në kopshtin me lule,
Në dhomën e fëmijerisë,
E gjithcka hesht…
E marr udhët në mesnatë,
I bie vargut deri në fund,
Asnjë fjalë…
S’e mbush vetminë time,
Po jeta paska udhë ferri!
Sa do të doja të shihja,
Ne shkallë,
Duke pritur bijën tënde,
Tretur mërgimeve,
Asgjë nga unë më,
Nuk ka mbetur,
Vec lotit!…

 

PA TITULL

Sa të kam 
do rri zgjuar
natën më zë gjumi
mbi vargje
ditën jam zjarr i pashuar.

 

VDEKJA (S)’MË GRISH

Mes heshtjes dhe zhurmës në rrugë
Nata thur portretin e vdekjes në varg
T’i laj mëkatet e (pa)fajësisë?
Fjala vrapon ta fus kohën në grusht
Stinë shumë ëndrra lot pranverash
Në guacën e vetmisë strukur një shpirt
Si dallgë trazuar netëve grish mallin
Dhe psherëtinë..si notë e lodhur teli kitareje
Në sytë e hënës mbështillet qielli i murrmë
Pena ime lagur në lot atdheu
Për ditëlindjet e mia që ngjajnë
Si rrugët e boshatisura
Kur erërat bartin vjeshtës gjethet drejt
udhëve të (pa)njohura
Vdekjen e grish një fjalë në strofë
E lodhur nga pritjet..zvarritem udhëve pa
shpresë
Se lypëse e leckosur me duket kjo jetë
Hija e vdekjes bën roje mbi kokë
Portrete te ftoheta ne strehen e shpirtit
E jeta ben kerdi me jete e plage
Puthem me vdekjen ne sy…

 

TI JE

Shpirt i fjalës sime
Që cdo natë flet më mua
Edhe kur shtrihem në gjumë
Zgjohem me ëndrra
Që më thonë
Zgjohu e shihe hënën sonte
Shtroje sofrën me verë
Merre më vete një yll
Që rri në lartësinë e pafund
Duke puthur vargun tënd.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s