Kalendari poetik: Antonia Pozzi (1912-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Antonia Pozzi

Kalendari poetik: Antonia Pozzi (1912-1938)

Si sot, më 13 shkurt 1912 u lind poetja italiane Antonia Pozzi, bija e një avokati të njohur milanez. Kur ishte në liceun klasik Manzoni, u dashurua pas profesorit të saj Antonio Maria Cervi, dashuri që u ndërpre më 1933 pas ndërhyrjes së prindëve të saj. Mbaroi studimet për filologji në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe u laurua me një tezë mbi shkrimtarin frëng Gustave Flaubert. Kishte interesa të gjëra intelektuale, jo vetëm në letërsi, por edhe në histori, gjeografi, çiklizëm, alpinizëm…por bëri marrëzinë që vrau veten në moshën 26-27 vjeçare. Ka shumë ndjenjë poezia e saj dhe e pata vështirë përzgjedhjen, sepse kam shumë shqipërime të poezive të Antonias:

FLUTURIME

Shi rrebesh zogjsh
mbi pemën e xhveshur:
që lehtaz fërgëllon
me gjethe të gjalla
veshur.

Beftas me një fëshfërimë
ikin trumbë,
shkurti i kaltër
me mbrëmjen
qëndron
mbi degët.

I brishtë trupi im,
xhveshur nga hijet
që prej tij
fluturojnë.

 

KLITHMË
(gegnisht)

Mos me pasë nji Zot,
nji vorr mos m’e pasë
dhe as ku m’u kapë
veç gjallesa qi zvarriten
me kenë pa të djeshme
pa të nesërme me kenë
prej asgjasë m’u verbue
-ndihmë-
e hangshin njimijë dreqën!
kurrkund fundin s’po ja shof.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s