Poezi nga Drita Lushi

Poezi nga Drita Lushi
 
 
KOMBINIMI I YJEVE
 
Shpesh degjoj
Horoskopin tënd
Se mos zbuloj ndër rreshta
Emrin e një gruaje tjetër
Me të cilën mund të më tradhëtosh
Tek sytë mbyll e nis të ëndërrosh;
Shpesh mundohem
Të zbuloj të fshehtat nga horoskopi yt
Por gjej aty,
shumë nga unë,
E qesh me kombinimin e yjeve,
Që më bëjnë të të dua më shumë
 
 
 
NËSE…
 
Nëse do të shihja,
Prapë do të përqafoja
e do të të puthja në hundë;
Prapë do të ledhatoja në faqe
e do të puthja në ballë
duke të thënë “xhan”
Nëse do të shihja ty ndonjëherë
Do të doja pësëri si atëherë
 
 
 
ME TY
 
Bahem trime,
Sa herë jam me ty:
Bahem e çmendur
Dhe e mençun;;
Bahem erë
Dhe flutur;
Tan bota rreth nesh,
Shuhet…
E lind
mrend perqafimit,
puthjes,
mrend frym’marrjes tonë,
N’gishtat e kaperthyem me njani-tjetrin,
Nën nji çadër,
mrend nji piket shiu;
Zgjoj n’ty,
Meloditë e burrit;
Nota muzike t’reja;
Ban t’vallzojnë kangët
Nga thellësitë e mia
asht’ dashunia..
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s