Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

SHQETËSIM!

Me ty përherë ndjehem mirë
edhe kur duhemi,
edhe kur gëzojmë,
edhe kur flasim,
edhe kur luajmë,
edhe kur heshtim,
edhe kur pushojme,
edhe kur grindemi,
edhe kur vuajmë.
Po në botën tjetër,
bashkë do qëndrojmë?

 

PARA GJUMIT

Po e bëj zakon
çdo natë para gjumi,
foton tënde puth me dashuri
dhe harroj çdo hall,
harroj çdo brengë,
lodhja e ditës zhduket për çudi!
Fotua jote
ka brenda magji!

 

MALLI I REFUGJATIT

U bë me shtatë ngjyra si drita ylberi,
u bë fllad pranvere dhe agimet çeli.
U bë dridhje shpirti në puthjen e parë, 
u kthye lot dhimbje i derdhur mbi varr.
U bë ninull nëne përmbi krye djepi,
aromë magjepsëse, qeshje e çiltër bebi.
U bë ep legjende, mit i bukur bjeshke,
e gjetën agimet përmbi valë e dete.
Kaloi kontinentet nga njëri te tjetri,
po për refugjatin, prapë lot malli mbeti!

Asnjë dhe i huaj, mallin nuk ja treti!

 

TË RROSH A TË MOS RROSH…

O sa debat të fortë kemi bërë një ditë
unë, Hamleti dhe Shekspiri!
Diskutuam: “të rrosh a të mos rrosh”, 
kur babai s’e e njeh më të birin!?

Kur natën ikën vajza nga shtëpia,
dehur e dhunuar pabeve gdhihet,
të shpërfill, të vret me ironi të hidhur,
dhe gjithë tangërllëk të përgjigjet…

Kur burri mjeran, po edhe gruaja
ndihen në shtëpinë e tyre si të huaj,
kur mjerimi me fytyrë të trishtë
me fatet e jetën nis të luaj…

Kur politikanët zenë kryet e vendit
edhe pse respekt nuk meritojnë,
kur banditët hiqen zemërbardhë,
krimin si dhunti e trumbetojnë!

Ula kokën, i mundur, i trishtuar,
Hamleti më talli hidhur duke qeshur:
“Para pesëqind vjetësh e kam thënë,
po ju te dilema ime paski mbetur”!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s