Stina e rrëfimeve … NIPAT TA T’FERRIN PLEMEN SE LE MA KOÇAKIN / Nga: Sabit Rrustemi

Stina e rrëfimeve …

NIPAT TA T’FERRIN PLEMEN SE LE MA KOÇAKIN

 

Nga: Sabit Rrustemi

Përherë qaty kah midisi dimnit, para ose mrapa, pa dalë nipat per nja tri a kater net, nuk e lashin. Po, ma shumë, masi kcejke midis i dimnit, kah gjysa e Seqkit, se ju p’e dini qysh janë kanë pas da ditët e dimnit; gjashtë javë Arbain, qi niske me 23 dhjetor e marojke me 31 kallnor, tevona me tetë ditë Hamsimi, katra para midist t’dimnit e katra mas, tri javë Seqk, edhe shkojke frori. Marsi vijke me tri javë të Plakave, qi njihshmi si Ditët e Plakave. E, pej 21 Marsit e tej n’Ditën e Shingjergjit, ishin edhe janë hala, Kusuret e tona. Moti sillet qashtu qysh e kem ba venin, na.
Ama nipat, nav gjujshin qaty kah Seqki, gjithë.
Zijahi ish mullari i tyne. Aj i thirrke, i mledhke, edhe vej kur i pashmi qi naj zunë derën.
Atje nalt sa ishmi, ma nuk e kishmi gajle, kapercjeshmi ma lehtë. Mish po, se pa nji posterme nuk hishmi n’dimen. Me ba me ju tek, mish taze, koçaki ish plot, mujshin me zgedhë. Kaniherë u gjujshin edhe kah torishta, kur i idhnojke najkush pej nesh, edhe s’kishim shka me ju ba, hiq. I durojshmi për zotin.
Se ma per kompira a per dardha kakiçke, s’e bajshmi hesap, kish sa t’dushë. po ato nuk i shtishin n’usullë, jo.
A, kur ramë n’Zhegër, n’rroj hesapi. Ma s’pari, u dajtem n’kater shpia, kah idarja s’ishmi bash keq, po bajke vaki, yshymi i gjave na u soske pak ma heret, se i majshmi do lopë e do vjeta sa mos me nejtë bash badihava.
Vallahi edhe granimi ju kanë nejtë gati, se ma çikat – tezet e tyne s’jav prishin kurrë. A p’e do k’ta, a p’e do ata, shka lypshin, vej kur jav prushin. Ani edhe pulav kur ju rashin ‘n’gjysë t’nates, atyne s’ju vijke merzi, hiq. I nreqshin sahora. Per dru s’kish problem, se nuk kanê7 thanë , badihava; dimni edhe mysafiri lypin vej dru.
Sefte vijshin te Rufati. Ja kanë pas hatrin ma shumë sebet qi atij s’i fali Zoti fmi, edhe tybe, i sillke ma shumë.
Masdarke shkumë kejt te aj. Llaf e muhabet e hajgare, qysh thojnë, edhe me hangër qentë. Po, vllaznija mi ishin lodhë ditën, anej e knej neper punë shpie, e i zake gjumi si shpejtë. Zijahi, ju nejke gati, s’i lake me fjetë.
U que Shahini, hiq pa thanë “shkova”, a “naten e mirë” edhe hajt n’shpi t’vet. Mas tij Rushati. Edhe aj pa ba za. Tybe, unë mas pak kohe u qova, ama ju thashë: “vallahi Zijah, nuk po mujë ma shumë, shkova” . “Ani daja Sadik”, ti bile qi naj bane me dije, hec.
Taman kam dalë unë, Zijahi ju kish drejtu Selimit, djalit t’Zizës:
– Selim, a m’ngon, kusheri ?
– Vallahi, po, baci Xah !
– Qu pra…
– Ku baci Xah ?
– Mas meje…
Edhe i kish kallzu bezbeli dikush qi holl janë kah yshymi, edhe drejtë e neper ahre t’gjave e neper pleme.
Ja nisin pej te Shahini. Kater pesë lopë n’aher, e nja dy a tre vjeta e, as ni kashore yshym n’grazhd.
– Selim, a s’po t’vjen gjynah, kusheri, k’to gjithë natën me durue, a ?
– Valla gjynah, baci Xah, po shka po thue ?
– Kape terfurkin sanë a shka t’gjashë edhe mushju grazhdin.
– Ani baci Xah !
Shumë u kanë i ngushum, Selimi, edhe i papritushum, nja dy a tre kosha sanë qi i kishin pas metë n’pleme, kejt e n’grazhd.
Qashtu edhe t’u Rushati, e, edhe te unë.
– Bajat m’e da dajën Sadik. I idhnohen vllaznija, edhe t’jav mushin grazhdin, edhe t’mijav.
P’e nijë ni poterë n’aborr. Shkau u ba? Dal qaty n’derë, dikush bertet, dikush keshë, e pashë qi janë hallakatë nipat, edhe s’ju bana za, hiq. Hina mrena.
T’nesrit po m’kallzojnë, ata vetë.
– He mor daja Dikë, me pas pa ket vllavin tan, Shahinin, qysh u qu pej gjumit, u vesh e flytyrym te ahri, kjametin e ka pa tu jav hjeke yshim pej grazhdit. Ngrih aj e ngrih gjaja. Qashtu te daja Rushat… A po do me nejtë ata barabar me neve. Tybe , edhe kur i marrke gjumi, u qojshin, me ujë t’ftoftë i lajshin sytë.
– Po ty a i ngroni i dreqit t’ qoj te yshymi, a ? A s’ bajke me shku kah koçaki a kah podrumi ?
– A, jo …. se qaty ju djegke ma s’shumti, e dita unë, edhe sa mujke keshke Zijahi.
Shahini, per beterllaqe s’jav l’shojke udhen hiq.
– Vallahi be dajk, pse je kaq i interesumë edhe per gja t’tona, s’ma ka marrë menja. Po ty, edhe nji mujë me t’majtë me naj kshyrë si pramë, iasht hak, vej m’u kanë me ju qitë ma kapak.
– Pej zemrës plastë po fol ky, daja Dikë ! Ah shka i ka gjegë, pramë …
Rufati, ju bajke krah nipav.
– Qeshtu bani n’asgja ju nipat e mos rrini me ta, pasha zotin, jav t’ferrin edhe plemet se le mo koçakat.
Herave tjera kur vishin, hala pa hi mrena nipat, ata vej kur i pashe n’derë, bile edhe gratë e tyne.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s