TË DUKET E PAKTË? / Poezi nga Alisa Velaj

Poezi nga Alisa Velaj
 
 
TË DUKET E PAKTË?
 
Të duket e paktë?
Ky grup i vogël njerëzish
shënjuar secili nga një pikëllim a sëmundje,
që lenë shtëpite a spitalet çdo fundjavë
dhe mblidhen në dy dhoma të vogla thellë pyllit,
për të krijuar pranverën dhe atmosferën e saj
në njërën prej dhomave ndërsa në tjetrën
kopshtari i zonës iu ndihmon,
si të improvizojnë, flutura, lule zogj.
Të duket e paktë?
 
Ajo më fton të hyj brenda gjithë gëzim
“Hyr, hyr në pranverën tonë e dashur
Kjo derë është e hapur për çdo kalimtar.
Mos mendo për asgjë të trishtë këtu,
se je në pranverë”, deklamon ajo.
Ka sy të mençur dhe një fytyrë në përtëritje prej sëmundjes.
Pas pak kopshtari vjen dhe kurdis disa zogj.
Jashte bora ka shkrirë dhe ndihet stina në ardhje.
 
E gjitha kjo nuk është e paktë, këtë e dimë
të gjithë ata e dinë se ende munden të vallëzojnë me përtëritjet
edhe pse nuk e dinë se për sa,
gjithcka ata dinë ështeë se tani munden.
Në ndryshim nga ata që janë të sigurt
edhe për njëqind vjetët e ardhshëm,
të sigurt dhe shpërfillës ndaj pranverës së tyre
dhe çdo lloj stine që vjen e ikën.
 
Ata që ecin përmes stinëve, si roboti koridorëve të spitalit
Vëmëndjehumbur ndaj kohës dhe qiejve të lartë.
Aq të përhumbur sa njëri prej tyre
shtypi padashur një vajzë njëzetë vjeçare
(M’u në pranveren e saj aspak metaforike),
Ndërsa tjetri u gjet i vdekur nga ataku kardiak
klinikisht i pasëmurur kurrë…
Asnjëri nga ata nuk dinte asgjë
për pranverën e njerëzve në pyll.
 
Të duket e paktë o Njeri?

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s