SOT NË FESTËN E DASHURISË / Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

SOT NË FESTËN E DASHURISË

Sot kemi ditën, kur bashkërisht, 
dashurinë tonë festojmë botërisht.
Të dëgjova, e dashur, sapo u zgjove,
mua Shën Valentinin, më urove,

Me zërin e ngrohtë, jehove sot,
gjuhët e gjithë popujve në botë:
me liebe, agapi, amore, love,
zemrën ma ndeze, ma përvëlove!

Ne të dy jemi dashur, shpirtërisht,
por sot, do të dua madhërisht:
Retë e qiellit, s’do i lë të hedhin shi ,
do i bëj tufa lulesh, të gjitha për ty!

Me rrezet e diellit, te gusha e gjiri
do të bëj vëth dhe varëse floriri,
meteorët e këputur, nga nata blu,
do i bëj gur unazash për gishtat e tu.

Me lëkurën hënore, tharë nga vapa,
do të bëj këpucë, me taka të larta.
Me shkumën e detit dhe oqeanit,
do të bëj palat e tua, të fustanit.

Me disa zëra të hollë, kanarinash,
do të bëj tela kitarash e violinash,
të shijosh tinguj të ëmbël muzikor,
nga këto ditë shkurti, deri në dhjetor.

Dhe do të parfumoj buzë e faqe,
me aromë lulesh manushaqe,
pastaj do të puth, këmbë e kokë,
të sjellësh jetë të reja, mbi tokë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s