Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

ora

të ka humbur ora?
je e shqetsuar.
të dalloj sè t’i po qan…

mos qaj o njeri
të ka humbur ora
nuk të humbur …koha!

 

rroftë dashuria!

ndoshta Europa ju tha:
ju qeveritarë jeni lodhur
qeveri pas qeverish…
që ju të jeni mirë
do të bëjnë të pamundurën
t’ua ndërrojmë popullin.

e mjera Shqipèri
ti je me fat,
por me një fat të zi!

emri yt kurrë mos ndryshoftë!
nëse do të jesh nesër përsëri nesër,
veç dashuria ime në të shpëtoftë!

 

ky vit

( një vit pa poetin Gjok Beci )

Më është dukur sivjet ky mot tejet i vështirë
nga shirat e shumtë toka krejt u përmbyt
gjithë atë kohë nuk jam ndjerë mirë,
sikur dikush më shtrëngonte,… në fyt!

Pastaj erdhi dimri gjithë erë e ngricë
zbardhi bora gjithandej, sakaq e bardha shndrit
akulli në fundvit na zuri rreptë pritë
na ngriu, na trembi, na la një kollë në fyt!

Nuk e mora vesh gjithsesi çfarë po ndodhte ashtu
iku viti, si një lëmsh me dymbëdhjetë fije në fyt!
erdhi dhe viti i ri ,fytyrëtrishtë gjithashtu,
…se ti nuk je më! Shkëlqen mungesa jote, ndrit…shpirti yt.

 

moment

Përjetësia dhe ajo… që jemi
në të cilën na përcakton rasti…

Ne të lindur nga përjetësia
të mashtruar nga… çasti!

 

lutje në shi…

Nisi një shi i furishëm sonte
rrodhi trotuareve thuajse e mbuloi tokën
e lagu qytetin e madh ky shi,
i paparë

por,
në çast sa pushoi
rrugët gjithë baltë sërish dhe bota
prap e palarë…

 

***

O Krishti im
deshe të na lësh mendjen në vend ,
kur na the se do të ringjallesh?!

Të lutem ngjallu ,…ulu nga kryqi,
ku të gozhduam,
se duke të pritur …u kalbëm!

 

gjallë rastësisht

Para një dite ti as e mendoje se do të bije
nën plumbat që ishim bërë gati për ty!

Kur të vranë ty,
jo vetëm të dashurit tuaj u dridhen
por të gjithëve na dhembi jeta jote
një dorë kërcënuese për jetën e njerëzve
e pamë të shfaqej kërcënueshëm në sy të botës.

Vallë a ka shpëtim,
apo duhet të presim në radhë
e të festojmë,ndërkaq, ditën ,
nga se rastësisht jemi akoma gjallë?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s