Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

K O S O V Ë

Fatin t’ënd kush ta ndau nga e vërteta
Mbërthyer rreth e rrotull me grila të hekurta

Në kurriz dhimbjen jashtënjerëzore e ke provuar
Gjatë historisë përballë provimit të vështirë
të pamerituar

Ndonëse je shumë largë nga dielli i lartë
Para lirisë je vend i shenjtë dhe e barabartë

Sot pasojat e liga s’ka kush që të t’i ndreq
Nga ata që fatin t’ënd e kanë ndarë shumë keq

Deri sa të ndryshojnë mendësinë e ta shohin
njëri-tjetrin në sy
Të shkëputen nga rrjedhat e liga e të të lartësojnë ty

Ti vazhdon rrugëtimin me këngën e jetës në shpirt
E shtrëngon dhimbjen dhe me dhëmbë e mbyt!

 

GJASHTËQIND VJET…

– Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
(6 maj 1405 – 17 janar 1468)

Gjashtëqind vjet ka lëvizur jeta
Nami yt ka mbërritur në gjithë botën
Trimëria fuqizohet me enrin tënd
Aty me legjenda është ushqyer

Gjashtëqind vjet vdekja s’ka guxuar
të shohë në sy
Me dhimbje humbjen e ka pranuar
Historisë shqip i ka folur me fitoret tua
Kur mesjeta ka dridhur me terrin e saj

Gjashtëqind vjet po lundron koha
Brigjeve t’thepisura ndeshet me stuhitë
Ti, i hipur mbi kalë rrezaton epokat…
Shesheve të luftës me lavdinë heroike

Gjashtëqind vjet në zemrat tona je
Me ty e njohëm më mirë vetveten
Se Liria nuk fitohet dot pa fli të reja
Në udhët e luftës lind shqipe me zemër
që s’tremben.

 

Koha

Koha ndryshon si femër në shtrat
Hije epshore në pëllëmbë të burrit
Dashuria kandil i ndizet në zemër
E zogu kristalor si lot i ngrin në sy

Koha lule që lahet në brymë e vesë
Pjellë e të mirave dhe e të këqijave
Përndizet dhe ngrin e dridh e vdes
Thërmon dhe ngjiz farën e tradhtive

Koha është lule që kullon dritë
Marros njeriun dhe e josh pas saj
Saherë që afrohet t’i prekë dashuritë
Lakohet dhe trupit terr i kullon

Koha si femër jetën e mashtron
Rëndon e rend mbi shekuj
Herë re’e zezë e herë rreze e diellit
Këngë e vaj në kraharor të qiellit…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s