ALKIMIA / Fragment i shkëputur nga libri “Përmendorja në gips” i autorit Edmond Llaçi

ALKIMIA
 
 
Fragment i shkëputur nga libri “Përmendorja në gips” i autorit Edmond Llaçi
 
Që në çastin e parë kur hyri në brendësi të asaj taverne të vogël, megjithëse që nga porta deri tek tavolina koha qe tepër e shkurtër, i bëri përshtypje mënyra se si ajo, e zonja e lokalit veproi gjatë gjithë kohës. I shoqëruar prej saj deri sa ai u ul në karrike. Si gjithmonë tek nxirrte konkluzione të shpejta nga momente të tilla, ku kishte raste që edhe gabonte, rastet e veçanta si atmosfera e asaj qetësie, dhe e atyre të dyve tek i gjeti të ulur pranë njeri tjetrit, e ngacmonte vazhdimisht ajo tjetra, pjesa e pa shfaqur. Në këtë rast intimiteti i tyre. Pasi i serviri pjatën e fundit mbi tavolinë, si në çastin e parë kur i mori porosinë, ajo i u paraqit me një mirësi e ëmbëlsi që ai nuk e kishte ndjerë as edhe njëherë. Menjëherë pas shërbimit ajo shkoi dhe u ul përsëri pranë të shoqit. Duke vendosur takat e çizmeve të veshura që ja hijeshonin këmbën, në një nga mbajtëset e poshtëme të karrikes, dhe duke i puqur të dyja me njera tjetrën, u mbështet mirë në shpinoren e saj. Ndoshta ri nisi atë çka mund të kishte lënë për gjysëm me të. Dhe aty ai vuri re se përbrenda lëvizjes trupore të të dyve shfaqej një ndjesi e përbashkët që ai s’po e kuptonte. Ndërkohë që po përtypej, duke vëzhguar portretet e tyre krijoi idenë e mundësisë të ngjajshërisë me njeri tjetrin. Dhe jo vetëm kaq. E shkrirë përbrenda lëvizjes trupore të të dyve ndihej diçka mëse e përbashkët, siguria e cila mund të përfitohej në kushte tepër të veçanta.
Ai, i shoqi i saj, ku fytyra e tij qarkohej nga një mjekër e mustaqe shkurtër që shkonin me koloritin e fytyrës, me format e plota trupore jo muskuloze, e shtatlartësi mesatare të krijonin përshtypjen se përpara teje ndodhej një nga statujat e mermerta të antikitetit. Gjatë bashkëbisedimit të shihte drejt e në sy dhe në atë ëmbëlsi, në brendësi të tyre si në lëngëzim, ndjeje një zhibrim gati të padukshëm. Të thoshje se ishte babaxhan se në çastet kur ai shpalosej edhe më tutje në atë që do të mund të quhej naivitet, qe e pa mundur. Siguria përbrenda tij ta hiqte çdo iluzion tjetër. Tek po përtypej, vëmëndjen nuk e kishte tek pjata përpara, por se çfarë ishte ajo që zotëronin ata të dy. Ndoshta ishte thjeshtësia që shfaqnin në çdo çast e në çdo formë. Të veshurit, të folurit pa teprira ose diçka tjetër që nuk e kanë njerëzit e zakonshëm. Ja dhe qëndrimi i tyre pranë njeri-tjetrit. Aty ku ndjeheshin një ishin edhe veç e veç.
Në përhumbjen e dyfishtë të qetësisë që po zotëronte lokalin dhe vet atë, zhurmën e lehtë të çizmeve të saj tek po i afrohej, nuk e ndjeu. Në atë lëvizje të butë gati në përkulje që ajo kreu, i shfaqi atë që mendonte: nëse ai kishte ndonjë problem me ushqimin e verën që i ishte servirur. Me idenë se mund të zbulonte diçka në ato çaste, la pirunin në anë të pjates. Tek përballuan shikimin i dha një buzëqeshje të lehtë. Nuk priti që ajo tja kthente. Nuk priti që ajo të mos lëvizte prej andej dhe më e shumta të dëgjonte në vazhdimësi zërin e saj nëse ai kishte me të vërtet ndonjë pakënaqësi. Zhibrimi i tyre po e çudiste përsëri tej mase. Me atë kohë të mjaftueshme që ajo i dha nuk mundi të kuptojë asgjë. Ç’farë ishte ajo që vazhdonte ta ngacmonte në atë formë ku ai nuk mund ta përcaktonte?!. Nga shkaku i asaj tërheqjeje, shikimi i tij filmoi me imtësi fytyrën e saj. E sinkronizuar me sytë rishfaqja e asaj buzëqeshje tek ajo, e habiti. Si në ato klikimet e shpejta mbi butonat e celularit, ikona e fytyrës së saj, e tërrhiqte dhe e largonte me shpejtësi duke mos i lënë kohë të mendonte. Veçse kur pa që ajo ishte larguar atëhere kuptoi se koha kishte mbaruar. Dhe tjetra, edhe tani që po e shihte në ato lëvizjet e saj femërore tek po largohej, ai nuk ndjeu ndonjë një tundim ose milkim prej saj.
Nuk po ndodhte ajo që femrat e kanë për zemër ta shfaqin në çdo çast. Gjatë kohës që po konsumonte ato çka kishin mbetur në pjatën që i ndodhej përpara, po përpiqej të zbulonte atë që ende që nuk po kuptonte. Çfarë zotëronte ajo përbrenda saj. Ajo që ata të dy kishin në mënyrë të ndërsjelltë me njeri tjetrin.
Pas daljes nga lokali, rrugës duke ecur, mes errësirës që po e mbështillte e cila sa vente e po shtohej, filloi të ripërtypte idenë e asaj që mendonte se e kishte kuptuar. E para, përbrenda ndjenjës që i u krijua në çastin kur hyri brenda në lokal. Aty mendoi se, pamvarësisht se si ishin njohur dhe në ç’kushte, të dy ata ishin fatlum për njeri-tjetrin. Të paktën kështu po mendonte në ato çaste. E dyta alkimia. Ai proces ku rrallë herë bëhet aq i plotë në trupat biologjik si raca njerëzore e cila me ndërgjegjen e saj kish arritur të zotëronte gjithësinë. Mos vallë kishte ndodhur procesi shkrijes të dy trupave në një.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s