Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
Harromë
 
Shihmë akull e hidhmë larg
Nxirrmë nga vetja hidhmë tej
Ndër harresa vdekshëm gjemà një skutë
Vritmë vetes , çdo ditë nga pak.
 
Ashtu nga pak tretmë
Në çdo qelizë ndjerë , harromë
Askund në dashuri nuk ka lutje
Por tretje të ëmbla vetes
 
Bjer ndërmend..
 
 
 
***
 
Mbi shpinë rëndon
Dëshira zhveshur
Rënkon mbi shpatulla
Malli im
Të kem , s’të kam
E prap jam heshtur
Plaga kurrë sdo gjej shërim
Se dita shkon
E pak harrohesh
Kur vjen nata
Të kërkoj më shume
Mbi të gjitha ëndrrat të pres
Ti zgjohesh
Mbushëm ngashërim
Thuam kohën si ta ndal
Dëshirës si ti vë fre
Je dhimbja ime e pa anë
Je Malli që kaq shumë dhemb.
 
 
 
***
 
Unë me ëndrra i kam ushqyer netët
Me ëndrra veten kam vënë në gjumë
Me imazh të qiellit jam përqafuar
Me zjarr hëne jam ngrohur netëve
Kur shpirti ngrinte deri në lëkurë
Unë kam kohë veç ëndrrën kam besuar
Me ëndrrën kam qeshur e kam qarë
Ndaj se me flet për ëndrra, flet gabuar
Sonte me ëndrrën jam ndarë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s