Mozaik me vargje / Cikël mikst nga Përparim Hysi

Mozaik me vargje
 
 
Cikël mikst nga Përparim Hysi
 
 
Kafen
 
Kafen në emigrim
E pi pa sheqer
Populli shqeto flet:
-Zeheri del me zeher!
 
 
 
“Azilanti politik”
 
“…sytë nuk dua t’ia shikoj atij vendi!!!”
Nga një vemje strehuar në AMERIKË.
 
Të urrej i “ashtuqujaturi azilant politik”
Se “qyrku” që veshe, hiç nuk të shkon.
Ke sharë SHQIPËRINË (për mua:je armik!)
Dhe nuk je shqiptar,por demon.
 
Fare nuk ta kam zili atë”status” që ke fituar
(Me lot krokodili që kushedi se sa ke vuajtur?!!!)
Të mallkoj që kundër SHQIPËRISË je deklaruar
Unë të njoh mirë: je një nga”derrat e kënaqur”.
 
Ke deklaruar se”gjasme” je i pereskutuar,
Kur asnjë gjemb nuk të hyri në këmbë
Më vjen keq që Amerika “qorras” të ka besuar
Unë të njoh mirë dhe ndaj të nëmë.
 
Ta”gëzosh” këtë status e të daltë hundësh
Gënjeshtra zgjat sa bora në fushë
Ti je tamam si një xhambaz rrugësh
Unë të urrej dhe me inat më mbush.
 
 
 
Përsëri për ata:”azilantët”
 
“Anis të qajnë qetë,
Qan krriu-krriu qerrja”
Proverb myzeqar.
 
Të gjithë ata që kanë marrë “letra të rreme”
Të tillët le t’i vrasë buka
Mua, këta lloj, më duken si vemje
Dhe nuk dallojnë nga ca prostituta.
 
Venë e gënjejnë sheshit për hiç gjë
“Qëllimi e justifikon mjetin”
Dje ata të vrisnin për “atë”
Sot të persekutuar,shajnë Enverin.
 
Por janë ata që i shërbyen me devocion
Ata pra: “me kostumet gri”
Tani janë bërë kameleonë
Kanë veshur”kostum të ri”.
 
Dhe sillen poshtë e përpjetë
Janë ata që dje bërtisnin:-Poshtë Amerika!
Hiqen si shenjtë këta djaj të vërtetë
Ndaj lëshoj mallkimin:- Pse nuk u bie pika?
 
 
 
Ikën mendimet
 
Mendimet tokësore ikën nga unë
Se,siç më duket, jam në një planet tjetër
Ah,sikur ta dini se me kë jam unë
Të drejtë do më jepni, pa tjetër.
 
Se tani unë jam me një sykaltër
Kjo,sykaltëra, më është bukur si qielli
Ndaj unë nga toka jam çartur
Kot më kërkoni,aty nuk më gjeni.
 
 
 
Më duket
 
Më duket se djalli e ka bërë copë-copë tërë botën
Dhe këto copa i ka bërë bashkë si pa kuptim
Jam mbytur mendimesh dhe kaos e kam kokën
Nga gjithë kjo “statu quo”,unë ndjej zhgënjim.
 
Më duket sikur eci në një rrugë pa krye
Si një somnabull që ecën në gjumë
Shoh qiellin e SHQIPËRISË të mbushur me re
Dhe mbushem me inat,sa më zë me shkumë.
 
Si vendi im s’po gjen hiç qetësi
Shoh veç anarshi a më shumë kaos
Politikanët shqiptarë që të gjithë”sherrxhi”
Jam mbushur inat dhe durimi m’u sos.
 
 
 
Ashtu si KSERKSI *
 
Ashtu si KSERKSI që rrahu me kamzhik Bosforin
Ashtu dhe unë me kamzhik do rrah politikanët
Do t’i rrahë se në vend bien kaosin
Të gjithë pa dalllim: një turi kanë!
 
KSERKSI rrahu Bosforin se i prishi urat
Unë rrah politikanët se na prishën qetësinë
Secili prej tyre rreh gjoksin se hyn tek burrat
Por si politikan secili prej tyre bën çiliminë.
 
Nuk bëhet politika duke rrahur gjoksin
(Dhe i thuaj pasqyrës:- Sa i bukur jam!)
Nga këta delirantë peshqesh kemi kaosin
Ndaj unë të gjithë inat i kam.
 
Sa qesharakë! Na shih.o popull!
Se për ty po bëjmë aq e aq “sakrifica”
Nuk e shihni që popullit po i vjen mendja rrotull
Nga ju”derra të kënaqur”, të pasur der tek gryka.
 
Nuk merret pushteti me dhunë e anarshi,
Nuk merret as duke djegur mandatet
Pushteti merret me votë në demokraci
Dhe lërini mënjanë “akrobacitë” dhe inatet.
 
*Mbreti i Persisë
 
 
 
Moment
Bërrylin nazik e kam si nënkresë
Sytë e përzemërt mend më përpijnë
Për dy gjinjët gurë jam mbushur me neps
Dhe pres nga ti,të më dorëzosh “tapitë”.
 
M’i dhe.Jam”pronar” që kam “lincencë”
Me”tapi” në xhep,”truallin” tënd “punoj
O mor çast i bukur që më heq çdo stres!
Pse nuk përsëritesh?Sa të dëshiroj!
 
 
Kam njohur një njeri
 
Kam njohur një njeri që i pëlqenin lajkat
Ashtu si një fëmije,kur e lavdërojnë
Ngopej prej tyre dh aq shumë kënaqej
Sa i vinte turp kujtdo që e shikon.
 
S’rronte dot pa lajka (sa shumë i pëlqenin!)
Se çfarë i thoshin? Veç i jepej “haka”
Qe titullar diku … (“eunukët” i shërbenini)
Mos e lëvdohej, zë i prishej “ajka”.
 
Dhe mos kujtoni se qe i vetëm
Gjatë jetës kam njohur të tillë”monstra”
Janë të tillë që aq e pëlqejnë veten,
Sa,po nuk qenë ata, shkoi e vajti bota…
 
 
 
Njeriu me dy fytyra
 
” Mos u ruaj nga kueçdra me 9-kokë,
Po ruhu nga njeriu me dy fytyra.”
Populli
 
Më buzëqesh,kur jemi ballas
(gjasme më do dhe më ke mik?!!!)
Unë nuk di t’u vij gjërave anës
E merr vesh, o zoti hipokrit?!
 
Sa more vesh që botova të parën libër,
Më shmangeshe dhe ikje si hije
Ti në zemër ke ligësinë dimër
Dhe jargë lëshoje prej zilie.
 
As denjove që të vije të më uroje
Sa më shihje dhe, tak, ktheje rrugë
Po si mund ,me të vërtetë, mund të duroj
Një zemërlik si ti që në shpirt ka gungë?…
 
 
 
Pa i kërkuar
 
Pa i kërkuar, ia ngrahën mendimet
Dhe janë gjithfarësh, si t’i kërkosh
Dhe ditën, dhe natën me mua mendimet
Po kështu do të ndodhë, deri sa jam kohëbosh.
 
Pra, kohën e kam të lirë (më del, e tepron)
Mendimet bëjnë garë, nga janë e nga s’janë
Por “statu quo-ja”,nxin e sterron
Dhe bëhem nga mendimet,duman.
 
Duman aq, sa më del tym nga koka
Nisem për Sham e sos në Bagdat
Vetëm Shqipëria nuk përparon si bota
Se të gjithë politikanët janë dilentantë.
 
Janë dilentantë dhe janë amatorë
Kujtojnë se politika bëhet me burrëni
Marrin pushtetin dhe sikur kanë zënë qiellin me dorë
Kanë gati 30-vjet dhe mbetën axhaminj.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s