Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

KOHË E PËLCITUR

Kjo kohë si balon i fryer
(Më në fund) pëlciti

Ai ajër i robëruar shpërtheu
Barti me vete çdo gjë

Vrullshëm i përplasi
Matanë kodrës së pikëllimit

Ngelën (ca) të zi, si zezona
Që (na) sollën kudo mynxyrë

Brenda sheshit të mëkateve
Për t’i pështyrë m’u në fytyrë.

 

SULM I DHA BESËS

Sulm (më ke dhënë) në shpirt
Kur të pashë
Atë ditë si n’shuplakë të tradhtisë

(As) një fjalë s’e nxorra
Veç një ofshamë e thellë shpërtheu
Si flluskë e fryer në ajri

Shikimet u ndeshën
Në mes të habisë së çoroditur
E makthit grabitqar

Sulm i dha (edhe) emrit
Besës që nyje e lidhën trimat
Në ballë të kohës së besnikërisë

(Ai) Kanuni ngeli i mbyllur
Për sa mote me koret e trasha
Mbi të pushon pluhuri i historisë.

 

FJALË E (PA)THËNË

Me fjalën (time) të (pa)thënë
Numërova sall vuajtje
Të ndara me pika të urrejtjes

(Ai) kufi na ndau
Edhe gëzimin e moçëm
Me dromca të shkoqitura të mër(z)isë

Në (se)cilin cak (nga) një ngrehinë
E zezë si (një) zezonë
Të mbira në relievin tim të shpirtit

(Por)… brenda times zemër
Hapësirave të damarëve të pa zënë
Seç (më) rrjedh (ai) gjak i fisit të plisit.

 

E FSHEHE SHIKIMIN

E fshehe shikimin
Prapa lëkurës së rrëqethur

Në atë vend ku kujtimet dehen
E buzëqeshja mërgon
Pas shtatë palëve të kohës

Vjedhurazi e pashë atë shikim
Tek vijëzonte tradhti
Korsive të gënjeshtrës

(Prapë) shmangshëm
E fshehe atë shikim
Kthinave të shpresës së mykur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s