Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “ZJARRE DHE… FLLAD” të autorit Basir Bushkashi

 Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “ZJARRE DHE… FLLAD” të autorit Basir Bushkashi

Titulli: ZJARRE DHE… FLLAD
Autor: Basir Bushkashi
Redaktor: Kujtim Stana
Recensent: Gegë Tusha
Kopertina: Agron Sejamini
Arti grafik: Artan Kurti
© Të gjitha të drejtat janë të autorit

ISBN: 978-9928-269-82-9
Tirazhi: 250 kopje

Botues: Roland Lushi

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Bushkashi, Basir
Zjarre dhe… fllad : poezi / Basir Bushkashi ;
red. Kujtim Stana. – Tiranë : Ada, 2019
… f. : me il. ; … cm.
ISBN 978-9928-269-82-9

1.Letërsia shqipe 2.Poezia

821.18 -1

NË FRESKINË E SHKULMEVE TË BARDHA POETIKE
Disa mendime mbi vëllimin më të ri, “Shkulmet e bardha…”, të poetit Basir Bushkashi

Nga Kujtim STANA

Dy fjalë fillimi

“Shkulmet e bardha…”, është libri i dymbëdhjetë me poezi, i shkruar nga miku im prej gati pesë  dekadash, poeti lirik matjan e mbarëkombëtarë, Basir Bushkashi. Titulli mjaft domethënës, (edhe shkulme, edhe të  bardha), e joshin lexuesin duke i ngjallur dëshirën ta marrë pa tjetër këtë libër në duart e tij, por paralajmërimi se në të gjenden shkulme të krijimtarisë poetike më pikante të autorit, është real. E padiskutueshme. Ndër fletët e këtij vëllimi elegant, plot finesë, ëmbëlson ajka e poezive, poleni i luleve, apo lulet e luleve të pranverës, kulmet e kulmeve të frymëzimit poetik. Këto kulme duke u cilësuar të bardha, shpërfaqin pastërtinë në shpirt, si dëbora e maleve tona epike, të dashur si pëllumbat paqësorë, të vrullta si shkulmet e dallgëve të detit të jetës. U zhyta në këto shkulme poezish të këndshme, duke përthithur kënaqësi shpirtërore dhe estetike. Valëzimet e shkulmeve më kolovitën në muzikalitete të larmishme nga stili, pa strofa, me dy-tre, katër e gjer strofa tetëvargëshe, apo të miksuara. U miklova mbi vargje të shkurtër tre e katërrrokësh, gjer në ato mbi dymbëdhjetërrokësh. Luajta mbi vargun e drejtë, të thyer e vertikal, derisa u nanurisa në rima, asonanca dhe melodiozitetin e brendshëm të tyre. Së fundmi, e pashë veten të dehur në metafora të magjishme, të rinuar mes fjalëve të reja të sjellura mjeshtërisht në gjuhën tonë shqipe, e folur nga hyjnitë. Tematika e poezive të Basir Bushkashit, është sa e larmishme, aq edhe e gjërë, e thellë, e ndjeshme dhe humane. Shndrin dashuria, në krye, sigurisht, si kurorë mbretëreshe e jetës, ndjenja sublime që krijon e dallon njeriun. Këtë ndjenjë, poeti Bushkashi e shpreh aq bukur artistikisht, sa çdo njeri do të ndihej i lumtur, i gëzuar, i pezmatuar, klithmëtarë, i përhumbur, herëherë, i dalldisur e i shqetësuar, si ai:
– Ndër vete ndjehesha si mbreti mbi mbret / për mua ti ishe më i riu planet. (E mrekullueshmja).

– Për ty dhe yjet / i ulja mbi tokë. (Diçka e mjegullt)
– O, mbetsha i dehur / nga ti përgjithmonë! (Mbetsha
i dehur).
– Hutuar krejt / kam mbetur prej teje. (Udhëkryqe
shpirti).
– E nëpër mallgrindje / na rrokën magjitë.
(Mallgrindje).
– Ai trëndafil / që ti më fale / kuptohet është tharë / veç
malli për ty / ka mbetur i valë. (Ai trëndafil).
Zjarre dhe… fllad

Njerëzit e thjeshtë e të mirë, me zemër të madhe e të pastër, janë më të rëndësishmit për Basirin dhe nuk mund të mungojnë në poezinë e tij. Ata nuk e kanë të shkruar në ballë se si janë, por sjellja, puna, kontributi në shoqëri, dashuria që rrezatojnë vulosin karaktere të thjeshtë, por gjithë mirësi:

– Kam njohur një burrë / njerëzor të rrallë / me brenga të mëdha / me shpirt aq të bardhë. ( Kam njohur një burrë).
– Me mirësinë në ballë / m`hedh në flladet e mallit. (Në folenë e zemrave).
– Në zemrën time / klith një fëmijë / mbytur në lot / n`krah t`nënës tij. (Klith një fëmijë).
– Dy fjalë për ty / s`u thanë në ekran / as në gazetë / se koha është e mbushur me sharlatanë / me xhuxhë të mjertë. 
(Lirim Dedës).

-Unë s`e kam njohur nënë Hatixhenë / më të bukurën nga gjithë fshataret. (Nënës së poetit D. Agolli).
– Gazmuar puthi / Plisat me mall. (Nëna).
– Nëpër sofra zemre / çel si lulebore. (Vallja mirditore, Ndue Dedës).
– Hidhej aq e lehtë / përdridhej si kulpër / nëpër dallgë të valles. (Me një zogëz spanje).
-Ca të sulmuan me pordhë të mëdha / ho, ho, ho, e ha, ha, ha…/ po era mbeti tek ata. (Veç Dritëro).

Natyra e ka mrekulluar gjithnjë Bushkashin, e ka cytur të shprehë gjallërinë, këngëzimin, koloritin e mjaltimin mahnitës të gjithësisë, duke e përshkruar e përjetësuar atë, në vargje mbresëlënëse, ka marrë prej saj lirizmin e vërtetë:

– Një fllad i lehtë / i ëmbël / fllad prilli / petalet puth / gjithë drithërimë. (Fllad prilli).
– Kujdes / deti po fle / mos bëni zhurmë. (Dhe deti).
– Nusëron e ëndërrt / si në përrallë / argjendshpërndarë. (Dëbora e parë).
– Kushedi se ç`dasmë / paska në qiell. (Vallëzojnë retë)
– Vajton nëpër xhame. (Era dimërore).
– Krahëshkruarit ëngjëllorë. (Pëllumbat).
– A thua i shëmbëlleva me një dallgë / a me një lis në
lisnim (Klithmë pulëbardhore)
– Si në valle pemët / me krahët e blertë. (Erë në Sassuola).
– Harlisur lulet / dhe ajri i dehur / në dehësi. (Për ty, në tre variante).

Rast i rrallë ky dhe në poezinë botërore. Kujtojmë Pushkinin, Lasgushin tonë para çlirimit. Pas çlirimit, Bushkashi, është i vetmi poet, që shprehet tridimensional, me një zotësi të rrallë, në një poezi
aq të arrirë e që të vë në mendime për artin poetik. Problematikat e realiteteve jetësore, nuk ka sesi të mos e shqetësojnë poetin Bushkashi, ndaj ngre zërin fuqishëm në shumë prej poezive duke goditur pa mëshirë të keqen, padrejtësinë, zilinë e cinizmin, që kaplon shpeshherë këtë vend, gjer në atë pikë sa dhe e çmend:

– Pikëllohem / në shpirt / e zemra më dhëmb.. / se s’dua ta them: / Eh, mjerë ky vend! / Ky vend të çmend. (Ky vend).
– Në sup të kohës / kokën mbështes / po s`ndihem i qetë / se koha mbushur / me kaq shtërngata / supet ka tretë. (Në sup të kohës).
– E thellë nga varri / buçet revoltuar / për Lulët e vocërr / jetëpikëlluar. (Jo rrallë).
– Ku qelbet zilia / me avuj / kënetor. (Shpifaraku).
– Koha djallëzisht / mbarsur nga djajtë / pjell dështakë. (Asgjë e paqtë).
– Në këtë kohë intrigash / e krimesh paanë / sinqeriteti / aq ngushtë është zënë. (Sinqeriteti).

Uni dhe testamenti i poetit, spikat si një zë i pjekur, e fjalëurtë, në të gjitha temat e trajtuara në libër. Ai ngrihet mbi interesat e ngushta individuale, mbi befasirat e çastit të kohës dhe ashtu atëror,
perspektiv e i ndriçuar, bëhet i përqafueshëm e i besuar për çdo lexues. Këto porosi e amanete, zënë një vend të rëndësishëm e kanë fuqi shprehëse e depërtuese tek lexuesi me mesazhet e drejtpërdrejta që transmetojnë:

– Zogu i kaltërt / i ëndrrave të mia / folenë e përhershme / e ka ngritur në qiell.. / Ëndrrat e brishta / të thinjura pa fat. (Zogu i ëndrrave).
– Përthyer shpirti / përthyer vargjet / dhe vetë jeta / keqas / përthyer. (Eh, të mundja) .
– Mos m`i shih thinjat../ po shihmë shpirtin / rinor / si filiz. (Mos m`i shih thinjat).
– Kaq të mjaltuar / veten s`e kam ndjerë / e mos u ngopsha / kurrë, asnjëherë, (Asnjëherë).
– Burri s`plaket kur vjen mosha / Burri plaket kur don vetë. (Një fllad kënge).
– Me lule tek buzët / me valë tek sytë. (Dikë pres përditë).
– Pse zogjtë s`pranojnë / të rrinë me mua? (Në fëmijëri).
– Po jeta / si jeta / ka honet / e veta. (Kaq thellë).
– Mundohuni në shpirt mbillni lule / dhe jo ferra nëpër jetë. (Në mbrëmjen e maturës).
– Në këtë botë / kur s`do t`jem më / e di / s`do kem më zë / po nëpër vargje / shpirtin do lë. (Nëpër vargje).
– Por ndër rrebeshe, mbi të gjitha / kështjella e shpirtit qëndroi e paepur…/ kush hyri brenda mbet i përjetshëm / kush mbeti jashtë, me kohë kish vdekur. (Kështjella e shpirtit).
– Edhe kur fle / kokën / e mbaj lart / jastëk / mbi jastëk / Në ardhtë / /vdekja / befas ndonjë natë / dhe në botën tjetër / do të iki / kryelartë (Dhe në botën tjetër).
– Na presin miq, dy metra vend / ku do të tretemi në përjetësi. (Atje).

Libri “Shkulmet e bardha…” ashtu si dhe njëmbëdhjetë vëllimet e tjera përpara tij, mbyllet me shkrimet vlerësuese të krijimtarisë letrare të poetit Basir Bushkashi nga njerëz të respektuar e të shquar të fushës. Impresione e vlerësime të tilla janë bërë, duke nisur që nga Shenjtori Dritëro Agolli, shkrimtarë e specialistë të tjerë të mirënjohur apo ata që sapo e kanë nisur udhën e gjatë të letërsisë e gjer te njeriu e lexuesi më i thjeshtë, punëtor, bujk apo intelektual, i ri, e re e të moshuar, brenda e jashtë Shqipërisë. Poezitë e Basirit, u bënë këngë në festivale lokale e kombëtare, u recituan në mbrëmje poetike e konkurse letrare, në vendin tonë, në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi, në diasporën e largët kudo ku ka shqiptarë. Kur poeti Bushkashi botoi vëllimin me poezi të
zgjedhura “Mimozat e kujtimeve” pata dhënë një vlersim të shkurtër e të koncentruar të vlerave të tij, por në këtë shkrim dëshiroja të ndalesha sërish më gjërë, në veçanti për disa cilësi të qenësishme të vëllimit më të ri poetik “Shkulmet e bardha…”. Poezitë në këtë libër janë ngjizur me një pjekuri të arrirë artistike të autorit e shpërfaqen sikur të shfletonim petale të një trëndafili gjigand, me nivel të admirueshëm duke dëshmuar për një arritje e sukses që pritej. Më lart kam dhënë disa nga mendimet e mia, sipas tematikës që përfshijnë poezitë e këtij vëllimi, por s`mund të mos theksoj se: Libri ka vlera shumëplanëshe, si nga ana e kompozicionit, stilit, tematikës që rrok, duke konsoliduar individualitetin lirik të poetit, ku jo pa arsye, vlerësohet herë si pasardhës i Naimit, herë si Lazgushi, herë si Esenini matjan, herë si Agolli i Madh, po që, së fundmi, mbetet vetë Basiri, poeti i dashur i popullit në gjirin e të cilit u lind, u rrit e me poezinë e tij, dëshmon se është prej kohësh, jo vetëm matjan, po shqiptar e mbarëshqiptar.
Basiri në këtë vëllim, si edhe herë të tjera, na tregon se është poet i merituar i vendit të tij, në radhë të parë, por dhe internacional. Këtë e ndeshim në poezitë e shkruara në Sassuola, në Romë të Italisë fqinje, ku na sjell pasazhe të ngrohta, apo vargjet për vajzën spanjolle, me ndërthurje të valleve dallgëzuese kombëtare me ato të flamengos andaluziane. Tjetër cilësi e poezisë së Basirit është, se merr dimensione të gjëra duke u shtrirë në hapësirë e kohë. Ajo vjen kozmogonike, duke rrokur qiejtë, yjet, hënën, diellin etj, gjer tek të cilët zgjat dorën e guxon dhe t`i ulë në tokë për hir të një ideali të madh, që i buron nga zemra. Një vlerë të veçantë i shtohet vëllimit nga prurjet me fjalë të reja që sfumojnë shabllonet e tejpërdorura të mjaft poetëve që vetquhen të tillë. Të tilla fjalë janë të shumta dhe poeti i sjell me kaq natyrshmëri e freski në librin “Shkulmet e bardha…”. Ato janë mbiemra të përbërë, folje të prejardhura nga fjalë, metafora, të gjitha të pa dëgjuara, apo përdorura më parë në letërsinë shqipe. I qëmtova me shumë gëzim e kureshtje ato, në poezitë e këtij vëllimi e nuk mund t`i anashkaloj pa i përmendur: “Hënofsh, hutar, argjendshpërndarë, farkëartë, krenakreshpëruar, mallgrindje, lis në lisnim, i dehur në dehësi, duke nazëruar etj. Po i mbyll mendimet e mija për vëllimin më të ri poetik të Basir Bushkashit “Shkulmet e bardha…”, se
me produktivitetin e cilësinë artistike që shpërfaq, së afërmi do kemi një botim të një përmbledhjeje tjetër me poezi të zgjedhura, duke zënë, vërtet, një vend dinjitoz e të merituar në kolanat e poezisë sonë mbarëkombëtare.

Gazeta “55”, mars 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s